Connect with us

Aktualitet

Me 50 mijë vota/ Altin Dumani shpallet hero i vitit 2025

JOQ Albania vijon traditën e promovimit të së mirës në shoqëri, duke organizuar çdo muaj dhe çdo vit garën për Herojtë e Muajit dhe Heroin e Vitit.
Për vitin 2025, në garë ishin 10 kandidatë, të ndarë mes figurave publike dhe qytetarëve, të cilët gjatë vitit u shpallën heronj të muajve për veprime konkrete në shërbim të shoqërisë.
Sondazhi u zhvillua në webin e JOQ Albania dhe u votua nga 49.908 qytetarë, duke e kthyer këtë proces në një nga votimet publike më të ndjekura online.
Me 21.483 vota, ose diferencë të thellë nga kandidatët e tjerë, fitues u shpall ish-kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili mori numrin më të lartë të votave.
Pas tij u renditën:
• Marin Mema me 8.766 vota
• Osman Stafa me 3.796 vota
• Arben Anamali me 3.570 vota
• Alfred Zhupani me 2.817 vota
• Rey Manaj me 2.781 vota
• Shaqir Palushi me 2.420 vota
• Marko Gjona me 1.771 vota
• David Dano me 1.270 vota
• Agim Troci me 1.234 vota
Meritë për këtë vlerësim të Altin Dumanit me siguri ka qenë goditja e bandave dhe hetimet ndaj figurave të fuqishme, përfshirë çështje që lidhen me Belinda Ballukun, Erion Veliajn, Ergys Agasin, Mirlinda Karçanajn, etj.
Përtej kritikave që i kemi bërë gjatë mandatit trevjeçar, tani që ka zbritur nga kali duhet thënë se:
Altin Dumani ka bërë më shumë se çdo drejtues tjetër i drejtësisë në Shqipëri që nga viti 1992.
Ky votim është një mesazh i drejtpërdrejtë i qytetarëve, se veprimi, guximi dhe drejtësia vlerësohen.
Advertisement