Connect with us

Politike

Përmbytjet, Berisha thirrje qytetarëve: Kudo që shihni ministra, i gjuani me vezë dhe domate

Teksa kërkoi edhe njëherë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nga qeveria pas situatës së përmbytjeve në vend, Sali Berisha u bëri një thirrje qytetarëve.

Kudo që shihni ministra, i gjuani me vezë ose domate, ata janë shkaktarët e fatkeqësive tuaja”-u shpreh Berisha në tryezën e opozitës dhe shoqërisë civile.

Berisha tha se opozita kërkon qeveri teknike me dy objektiva.

….
Berisha mbledh tryezën e opozitës dhe shoqërisë civile, Shehaj, Qori e Lapaj refuzojnë ftesën. Mungon edhe PDIU
Kreu i PD Sali Berisha mblodhi këtë të premte tryezën e opozitës dhe shoqërisë civile. Sikurse e kishin paralajmëruar, kanë refuzuar ftesën Agron Shehaj i “Mundësia”, Adriatik Lapaj i “Shqipëria Bëhet” dhe Arlind Qori i “Lëvizja Bashkë”. Po ashtu, në mbledhje mungoi edhe PDIU.
Aleatë të Berishës të pranishëm janë Nard Ndoka, Fatmir Mediu, Agron Duka , Tedi Blushi, PBDNj, Sali Shehu, Adriatik Alimadhi, Selami Jenisheri, Kostaq Papa, Ekrem Spahiu dhe Kujtim Gjuzi.
Të pranishëm të tjerë janë Florjan Binaj, Ermal Hasimja, Aulon Kalaja, Mariglend Doci, Ola Xama , Akil Pano, Ilir Alimehmeti, Lush Susaj, Andi Tepelena, Entela Binjaku, Basir Collaku, Neritan Liçaj , Koloreto Cukali, Beti Njuma, Shpend Gashi, Myqerem Tafaj, Genc Gjokutaj dhe Erges Eskiu.
Advertisement