Connect with us

Aktualitet

Grida Duma rrëfim për jetën personale: Kam ndalur së bëri sakrifica, lëshova njerëz në vitin që lamë pas

Grida Duma ka bërë një nga rrëfimet më personale deri më tani në bisedën me Bora Zemanin në Grida Duma Podcast.

Për herë të parë, ajo foli hapur për një fazë të rëndësishme të jetës së saj, duke e përshkruar vitin që lamë pas si një periudhë qartësie dhe çlirimi emocional.

Për herë të parë nuk kam pasur asnjë siklet të lëshoj,” u shpreh Duma, duke treguar se ka ardhur një moment në jetën e saj kur mbajtja e gjërave, njerëzve apo situatave nuk është më domosdoshmëri, por zgjedhje e vetëdijshme. Sipas saj, jo çdo gjë që mbahet është vlerë dhe jo çdo lëshim është humbje.

Bora Zemani, nga ana e saj, e përforcon këtë ide duke e quajtur procesin e lëshimit si një “pastrim” të domosdoshëm që ndodh në një fazë të caktuar të jetës. Një pastrim që sjell lehtësi, rehati dhe një raport më të shëndetshëm me veten.

 

Advertisement