Aktualitet
“Pankreasi – Organi i Harruar”/ Luciano Bardhi, autor dhe edukator shëndetësor, vjen para publikut me librin e tij të tretë
Lucjano Bardhi, profesionist shendetesor dhe imazherist (i diplomuar në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike – FSHMT, në vitin 2022), është një ndër zërat më aktivë në fushën e edukimit shëndetësor dhe ushqyerjes së shëndetshme në vend. Pas përfundimit të studimeve universitare, ai ka zgjeruar njohuritë e tij në mënyrë të thelluar, duke ndjekur një program profesional njëvjeçar në Nutricion, pranë Akademisë Dermolife në Tiranë (si specialist në ushqyerjen dhe parandalimin e sëmundjeve).
Luciano Bardhi, autor dhe edukator shëndetësor, vjen para publikut me librin e tij të tretë,
“Pankreasi – Organi i Harruar”, një vepër edukative që i kushtohet një prej organeve më jetike dhe njëkohësisht më të neglizhuara të trupit të njeriut.
Ky botim i ri është vazhdim i një rruge autoriale që ka nisur më herët me dy libra të tjerë të mirëpritur nga lexuesit:
•📗 “Udhëtimi i Ushqimit në Trupin Tonë”, një shpjegim i proceseve metabolike dhe ndikimit të ushqimit në organizëm
•📙 “Kënga e Zorrëve”, një libër që sjell në vëmendje rolin thelbësor të zorrëve dhe lidhjen e tyre me shëndetin e përgjithshëm
Me librin “Pankreasi – Organi i Harruar”, autori synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi funksionin e pankreasit, rëndësinë e tij në metabolizëm dhe nevojën për kujdes të hershëm përpara shfaqjes së problemeve shëndetësore.
Ky botim vjen si pjesë e një misioni më të gjerë për edukim shëndetësor, informim të saktë dhe afrimit të dijes shkencore me publikun e gjerë, në një gjuhë të kuptueshme dhe të përgjegjshme.
Numri për të marrë librin
0695252625
Shpërndarja kudo në Kosovë dhe Maqedoni.
Autor: Luçjano Bardhi.
Kjo dritë e rëndësishme që Lucjano Bardhi po përhap, përmes dijes, përkushtimit dhe pasionit të tij për shëndetin natyral, po ndihmon qindra, madje mijëra njerëz që dëshirojnë të përmirësojnë mirëqenien e tyre, duke filluar nga shëndeti i zorrëve, si themeli i një sistemi të fortë imunitar dhe jetese të ekuilibruar. Duke edukuar mbi rëndësinë e mikrobiotës, detoksifikimit dhe ushqyerjes së ndërgjegjshme, ai po kontribuon në një ndryshim të vërtetë për shumë individë që kërkojnë të rimarrin kontrollin mbi trupin dhe mendjen e tyre.
Lucjano Bardhi tashmë njihet edhe si Specialist i Ushqyerjes së Shëndetshme, një titull që e ka fituar në mënyrë zyrtare dhe të licencuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Kjo licencë është një dëshmi e kompetencës së tij profesionale dhe e njohjes institucionale të kontributit që ai jep në fushën e shëndetit publik dhe edukimit ushqimor. Përmes kësaj licence, Lucjano ka fituar të drejtën të ushtrojë aktivitetin e tij si specialist i pavarur në ofrimin e këshillave nutricionale, ndërtimin e planeve ushqimore të personalizuara dhe edukimin e individëve mbi rëndësinë e një diete të ekuilibruar për mirëqenien afatgjatë.
Ky kualifikim, i kombinuar me formimin e tij si nutricionist dhe imazherist, përforcon më tej besueshmërinë dhe seriozitetin e qasjes së tij në raport me shëndetin natyral dhe ushqimin funksional. Ai tashmë është një figurë referuese për shumë persona që kërkojnë të adoptojnë një stil jetese të shëndetshëm, të bazuar në shkencë, përvojë dhe qasje holistike.