Connect with us

Rajon

ZGJEDHJE TE VJEDHURA, TRUMP ME SYTE NGA VUÇIÇI

Presidenti amerikan Donald Trump, gjatë qëndrimit të tij në Davos në Forumin Ekonomik Botëror, deklaroi se “të gjithë ata që morën pjesë në vjedhjen e zgjedhjeve të vitit 2020 në SHBA, ku, siç pretendon ai, fitorja e tij u vodh përmes makinave Dominion, do të dalin para drejtësisë”.
Dhe kështu praktikisht, ai e thelloi përsëri “konfliktin” me Serbinë sepse kompania që kontrollonte votimin në atë kohë ishte e lidhur me Beogradin. Nga ana tjeter, komentatori i politikës së jashtme Boshko Jakshiç tha për Nova se pikërisht kjo temë është më e ndjeshme dhe ndoshta pengesa më e madhe në marrëdhënien midis Uashingtonit dhe Beogradit.
Gjithashtu analisti politik Dushan Janjiç i tha agjencisë Beta se ai e konsideron Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit ne Serbi – (BIA) dhe Aleksandar Vuçiqin përgjegjës për manipulimin e zgjedhjeve.
“Deri më tani, ka pasur disa njoftime për nisjen e një hetimi për vjedhjen e zgjedhjeve presidenciale amerikane, përmes rrjeteve sociale, dhe se një adresë IP nga Serbia është përdorur për fushatën anti-Trump. Pyetja është se sa larg do të shkojë hetimi dhe nëse do të përfshijë edhe Aleksandar Vuçiqin, i cili kontrollon gjithçka në Serbi” – deklaroi Janjiç.
Në detin e informacionit që ka rënduar marrëdhëniet tashmë komplekse midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara në muajt e fundit, fakti që Serbia nuk u ftua në “Bordin për Paqe” tërhoqi vëmendje shtesë.
Kujtojme gjithashtu se jo shumë kohë më pas, kompania e Jared Kushner u tërhoq nga projekti i Hotelit Trump në Beograd.

Advertisement