Connect with us

Politike

Forumi gri/ Hasimja: Vendin do ta çojmë në zgjedhje, s’kemi akoma emër për kryeministër

Hasimja u shpreh se në këtë fazë nuk po flitet se kush do të jetë kryeministër pas zgjedhjeve të ardhshme, por për të çuar vendin drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Politologu Ermal Hasimja, në një lidhje me emisionin u pyet nga analistët Andi Tela dhe Baton Haxhiu për iniciativën e Forumit ku ai bën pjesë për të bashkuar partitë e opozitës në një bllok të madh. Hasimja u shpreh se në këtë fazë nuk po flitet se kush do të jetë kryeministër pas zgjedhjeve të ardhshme, por për të çuar vendin drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Pjesë nga biseda
Andi Tela: Ju thoni po flasim për zgjedhje të lira dhe të ndershme, por nuk po flisni me personin që e ka në dorë këtë gjë, duket si iniciativë utopike kjo gjë. Pastaj dihet që divergjenca mes partive, është fakti që partitë e vogla nuk duan të drejtohen nga Berisha në këtë. Ju thoni do të bëjmë tyrezë tani me nënkryetarët e partive. Dhe tjetra, partia opozitare kryesore PD, del në miting dhe protesta për qeveri tranzitore, ti thua për një gjë që duhet të ndodhë tre vit e gjysmë më pas.
Ermal Hasimja: Nuk po merremi se kush do të bëhet kryeministër.
Andi Tela: Emergjenca duhet të jetë të mbledhim opozitën si bllok dhe të bëjmë zgjedhje.
Ermal Hasimja: Çështja është, çfarë është ankesa kryesore në çdo studio? Ankesa kryesore, nuk frymëzon nuk jeni të bashkuar. Pjesën e frymëzimit nuk e zgjidhim dot, por kemi marrë përsipër, që meqenëse këta nuk u shkojnë njërit tjetrit nëpër shtëpi, kemi marrë përsipër t’ua heqim këtë lloj sikleti. Siç mblidheshin njerëzit në një vend neutral. Edhe ne kemi menduar të ofrojmë këtë gjë, me një kornizë. I kanë objektivat.
Pse opozita është e përçarë? Pikërisht këtë gjë po bëjmë. Jo t’i bashkojmë për koalicion, por të vendosim kushtin minimal logjik, t’i çojmë shqiptarët në kutitë e votimit, në zgjedhje të lira dhe të ndershme. A e pranon Rama? Me qejf jo. Por a mundemi ne të bashkuar, me ndërkombëtarët dhe me opinionin publik, që ta shtrëngojmë, t’i bëjmë presion, që të bjerë dakord për këtë gjë. Mund të mos e bëjë, por politikisht do të paguajë kosto të larta.
Baton Haxhiu: Në këtë projekt idealist, nëse dështon, një rrugë e mirë kthehet në një makth tjetër, sepse ky makth bëhet edhe më i vështirë i përtypshëm për një opozitë që nuk ka qenë në pozitë më të vështirë. Si mund ta heqësh idealizimin dhe ta konkretizosh? Nëse nuk bëhen t’i mbetesh fajtori kryesor, partitë dhe partia më e madhe opozita, do të ballafaqohen me opinionin publik. Pastaj fajtori je ti. Këto analiza me gjithë idealizmin dhe njohjen e gjatë që kam, nuk ke ndryshuar të jesh idealist dhe të kërkosh më të mirën. Por te lidershipi ka një kauzë tjetër se idealizmi jot.
Ermal Hasimja: Mënyra më e sigurtë për ta shmangur dështimin, është të mos bësh asgjë. Nuk më duket se nuk po funksionon. Që nga e hëna e kaluar, në shumicën dërrmuese të studiove është folur për këtë gjë, jo për meritë timen.
Baton Haxhiu: Ky nuk është lajm i mirë.

Advertisement