Connect with us

Sport

Mbrëmje spektakolare për Ernest Muçin, gol i bukur dhe asist për fitoren e Trabzonsporit

Ernest Muçi ka përjetuar një tjetër mbrëmje të jashtëzakonshme me fanellën e Trabzonsporit, duke qenë protagonist absolut në fitoren 3-0 ndaj Fetijesporit, ndeshje e vlefshme për raundin e tretë të Kupës së Turqisë. Futbollisti i Kombëtares shqiptare vulosi suksesin e skuadrës së tij me një gol dhe një asist, duke konfirmuar momentin fantastik që po kalon.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 69-të nga vetë Muçi, i cili realizoi një gol të mrekullueshëm me një goditje të fuqishme nga jashtë zone. Topi u ndal në rrjetë, ndërsa portieri kundërshtar mbeti i palëvizur. Performanca e tij nuk u ndal me kaq, pasi dhjetë minuta më vonë, në minutën e 79-të, mesfushori ofensiv shërbeu asistin perfekt për golin e tretë, duke mbyllur përfundimisht llogaritë e sfidës.

Në Kupën e Turqisë ka regjistruar tre gola dhe dy asistime në katër ndeshje, ndërsa në kampionat ka realizuar tetë gola. Shifra mbresëlënëse për një lojtar që aktualisht është i huazuar nga Beşiktaşi.

Forma e tij e lartë e bën edhe më të diskutueshme mungesën në Kombëtaren shqiptare. Trajneri Silvinjo ka zgjedhur të mos e grumbullojë në ndeshjet e fundit, ndërsa gjatë vitit 2025 Muçi ka marrë minuta vetëm si zëvendësues ndaj Letonisë. Megjithatë, paraqitjet e tij në Turqi flasin qartë dhe dërgojnë një mesazh të fortë drejt stolit kuqezi.

 

Advertisement