Connect with us

Aktualitet

Zvicra financon rinovimin e shtëpive në Shqipëri

Gjatë vizitës zyrtare në Tiranë më 22 dhe 23 Nëntor 2020, Ministri i Jashtëm Ignazio Cassis u takua me Kryeministrin Edi Rama, me Ministrin e Jashtëm në Detyrë Gent Cakaj dhe Presidentin Ilir Meta. Bisedimet u fokusuan tek përkushtimi i Zvicrës në Shqipëri, Kryesia e Shqipërisë në OSBE dhe kandidaturat e dy vendeve për në Këshillin e Sigurisë së OKB. Në kuadër të 50 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike dypalëshe, kreu i Departamentit të Punëve të Jashtme (FDFA) nënvizoi miqësinë e gjatë midis Zvicrës dhe Shqipërisë.

 

Zvicra dhe Shqipëria kanë mbajtur marrëdhënie diplomatike dhe lidhje të ngushta dypalëshe për një gjysëm shekulli. Dy vendet vendosën marrëdhënie diplomatike zyrtarisht në 1970, dhe Zvicra hapi ambasdën e parë në Tiranë në 1992. Për Z. Cassis, ky 50 vjetor ishte arsye për të festuar. “Jam jashtëzakonisht i kënaqur që mund ta shënoj këtë përvjetor me një vizitë. 50 vjet marrëdhënie diplomatike; një gjysëm shekulli lidhje miqësore. Këta 12 muaj të fundit kanë treguar fuqishëm solidaritetin tonë ndaj njëri-tjetrit. Pas tërmetit shkatërrues të vitit të kaluar Zvicra dërgoi ndihmë humanitare brenda ditës. Dhe kemi punuar ngushtësisht gjatë pandemisë së COVID-19.”

Takime me ministrat dhe vizite kortezie me presidentin

Në axhendën e takimeve ishin çështjet politike dhe sociale, ekonomia dhe arsimi/trajnimi professional. Me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, Z. Cassis gjithashtu diskutoi sfidat e muajve të fundit dhe kryesinë shqiptarë të OSBE-së. Kreu i FDFA theksoi mbështetjen e Zvicrës për kryesinë shqiptare dhe lëvdoi arritjet e saj. Z. Rama shprehu falënderime për bashkëpunimin e mirë dhe përmblodhi temat kryesore të Konferencës Ministrore më 3 Dhjetor 2020. Me Ministrin në Detyrë Gent Cakaj, Cassis çështje me interes dypalësh dhe situatën politike në Shqipëri dhe ne gjithë Ballkanin Perëndimor. Me Presidentin Ilir Meta, Z. Cassis hodhi vështrimin mbi 50 vite marrëdhënie diplomatike midis Zvicrës dhe Shqipërisë. Që nga 1970 të dy vendet kanë vazhduar të zgjerojnë dhe të forcojnë më tej lidhjet e forta dhe miqësore.

Ndihma humanitare zvicerane në Shqipëri

  1. Cassis e përfundoi udhëtimin zyrtar me nje vizitë në projektin me mbështetje zvicerane për rinovimin e shtëpive të dëmtuara gjatë tërmetit shkatërrues të Nëntorit 2019, i cili i mori jetën mbi 50 njerëzve dhe la 30,000 pa shtëpi. Së bashku me Ministrin e Shtetit për Rindërtim Arben Ahmetaj, Këshilltari Federal Ignazio Cassis shkoi të shihte se si ndihma emergjente nga Zvicra ka ndihmuar rindërtimin. “Brenda disa orëve pas tërmetit të fortë, një ekip nga Njësia Zvicerane e Ndihmës Humanitare udhëtoi për në Tiranë. Ndërkohë, stafi ynë kish kontaktuar partner të bashkëpunimit dhe autoritetet vendore. Kjo siguoi që ndihma u dorëzuar shpejt aty ku njerëzit kishin më shumë nevojë,” tha Z. Cassis, duke vlerësuar cilësinë e lartë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në këtë kohë të vështirë.

Partnerë afat-gjatë në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar

Zhvillimi i Shqipërisë dhe stabiliteti e vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe integrimi Europian i tyre janë me rëndësi thelbësore për Zvicrën. Zvicra ka qenë aktive në këtë rajon përmes strategjive të bashkëpunimit ndërkombëtar që nga 1995. Shqipëria është një vend prioritar për Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Sekretariatin e Shtetit për Çështje Ekonomike (SECO). Që nga 1996, Zvicra ka investuar rreth CHF 345 million për zhvillimin e Shqipërisë dhe është një nga donatorët më të rëndësishëm krahas Gjermanisë. Këshilltari Federal Ignazio Cassis shprehu vullnetin e Zvicrës pë të vazhduar mbështetjen ndaj Shqipërisë në përpjekjet për reforma dhe theksoi rolin stabilizues të Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor. “Jam krenar që jemi në gjendje të mbështetim Shqipërinë në këtë rrugëtim. Zvicra mbështet përpjekjet e Shqipërisë për ndërtimin e strukturave dhe institucioneve demokratike dhe për integrimin e saj në familjen europiane.”

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Belerit i janë gjetur kallashnikovë në shtëpi”/ Debate mes Xhufit e Sekretarit të Omonias

Historiani Pëllumb Xhufi dhe Sekretari i OMONIAS, Marin Suli kanë debatuar ashpër me njeri tjetrin.

Në emisionin Open në News24, teksa po diskutohej për vizitën e kryeministrit Rama në Athinë, u prek edhe çështja e Fredi Belerit. Historiani Xhufi tha se Beleri është kapur me armë në shtëpi.

Kjo u hodh poshtë nga Marin Suli, i cili tha se “po gënjejn, pasi nuk ka asnjë provë që Fredi Beleri të jetë i përfshirë në ngjarjen e Peshkëpisë”.

Suli: Duhet të jeni cik i pjekur. Është e rëndë të thuash që “ka vrarë dhe i ka duart me gjak”.

Xhufi: Është akuzuar, ka kaluar kufirin i armatosur,

Suli: Është gënjeshtër, nuk ka asnjë prove

Xhufi:  Këta e kanë zgjedhur të përfaqësojë Himarën

Suli: E kanë zgjedhur himariotët, juve ju takon të heshtni! Për cështjet e kapjes së gjakut në duar po abuzoni

Xhufi: Edhe të korrupsionit edhe të blerjes së votës

Janë dy gjera të ndryshme. Ka tre vendime gjykatash që Beleri është i pafajshëm për Peshkëpinë dhe nuk ka asnjë lidhje

Xhufi: Unë e kam ndjekur gjyqin kur është bërë

Suli: Beleri është dënuar për mosdijeni të armëmbajtjes pa leje

Xhufi: Atij i janë gjetur kallashnikov në shtëpi

Suli:  Po gënjen, nxirr një copë letër! Nuk i është gjetur armë. Tërhiqe atë që po thua

Xhufi: Është arrestuar nga autoritetet greke sepse ka marrë pjesë

Suli: Jo

Continue Reading

Aktualitet

Ilir Meta: Monika më ka nxitur të merrem me palestër, po bëj gjithçka që të motivoj të rinjtë

Ilir Meta, përgjatë muajve të fundit e ka marrë shumë seriozisht palestrën dhe e kemi parë mjaft të fokusuar në ushtrimet fizike.

Por, kush e ka inspiruar vallë Metën që t’i futet më kokë aktivitetit fizik? Epo, kush tjetër veçse bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi e cila po ashtu ushtrohet pothuajse çdo ditë. I ftuar në “News 24”, Meta tha se Monika e ka motivuar që ai t’i futet sportit.

Me aktivitetet e mia sportive kam dashur te jap mesazhin per mbrojtjen e shendetit nepermjet sportit Garat na ndihmojne te gjitheve.

Pa stervitje dhe pa djersitje nuk ka arritje. Monika ka qene nje nga nxiteset qe une te merresha me palester.

Stresi im i vetem eshte si te ndaloj shqiptaret te ikin nga Shqiperia. Por tani e kemi gjetur ilacin “5 prioritete per 4 milion shqiptare plus” Ne duhet ti motivojme te rinjte te merren me sport.

Me pelqen qe shoh shume njerez qe merren me sport dhe sterviten ne palester. Po bej gjithcka qe te motivoj te rinjte te merren me sport.

Partia e Lirisë, PAKETË SPECIALE për mbështetjen e të gjithë atyre që investojnë për hapjen e palestrave! Kur stervitem degjoj kenget per Adem Jasharin, Per ty Atdhe dhe “Ku ka si ti o Shqiperia ime”, – tha Meta.

Kujtojmë se mes Metës dhe Kryemadhit kohët e fundit ka pasur përplasje politike, e cila është konfirmuar nga të dy. Gjithashtu kohët e fundit, raportohet se ata nuk jetojnë më në një shtëpi, pasi siç tha Monika Kryemadhi, janë futur palë të treta, që nuk i kanë ndarë vetëm politikisht.

Continue Reading

Aktualitet

Skema e re e pensioneve: Do të rriten më shumë të ardhurat për rezidentët dhe ata që banojnë në fshat

Teksa opozita kërkon të miratohet një minimum jetik për çdo shqiptar që ka mundësi të kufizuara mirëqenieje, qeveria po rishikon skemën e pensioneve.

Sipas të dhënave brenda vitit do të ketë një skemë e cila do të marrë në konsideratë dy elemente kryesor. Milva Ekonomi deputete e mazhorancës zbardhi disa detaje nga kjo skemë e cila po negociohet me bankën botërore

“Nuk ka ende detaje konkrete, por në parim dy janë shtyllat kryesore që po shihen. Së pari rezidentët brenda dhe jashtë vendit si dhe pensionistët urban dhe rural. E thënë ndryshe, prioritet në rritjen e pensionit do të kenë ata pensionistë që jetojnë në Shqipëri, më shumë se ata që kanë një rezidencë jashtë Shqipërie. Natyrisht edhe ata jashtë do të përfitojnë rritje pensioni, por me një diferencim në indeksim që bën qeveria vit pas viti. Këto janë planet e ministrisë së Financave”, sqaroi Ekonomi në emisioni E-ZONE.

Skema e re që do të rishikohet ka si fokus edhe adresimin e një fenomeni shumë shqetësues, siç është emigrimi i shqiptarëve nga zonat rurale. Ndaj rishikimi i skemës së pensioneve do të ketë në konsideratë edhe këtë faktor.
Continue Reading

Aktualitet

Konfindustria kërkon ndërhyrje urgjente për Durrës-Tiranë, të hetohet korrupsioni te rrugët

Konfindustria përmes një njoftimi publik i kërkon ekzekutivit që të ndërhyjë për të përmirësuar situatën mjaft të vështirë të dy akseve rrugore më strategjike të vendit, konkretisht: Tiranë-Durrës dhe Durrës-Rrogozhinë.Segmentet rrugorë të mësipërm janë tërësisht jashtë standarteve teknike të lejueshme, përveç pamundësisë për të përballuar ngarkesën e lartë të lëvizjes të qytetarëve dhe bizneseve, paraqesin dhe rrezik mjaft të lartë për aksidente me pasoja fatale për jetën- thuhet në njoftimin për shtyp.

Konfindustria vlerëson, se ndërhyrjet përmirësuese në akset rrugore, që lidhin kryeqytetin dhe portin kryesor të Shqipërisë, është e domosdoshme të kryhet para fillimit të sezonit turistik 2024. Gjëndja plotësisht jashtë standarteve e segmenteve rrugore në fjalë janë goditje e rëndë edhe për turizmin shqiptar.

Konfindustria gjithashtu, i kërkohet institucioneve të drejtësisë dhe SPAK të vlerësojnë mundësinë e shkallës së lartë të korrupsionit në sistemin e tenderimit të mirëmbajtjes rrugore ku, megjithëse shpenzohen me qindra milionë Euro, gjëndja paraqitet e papranueshme. Institucioni ka marrë si shembull akset rrugore Tiranë-Durrës dhe Durrës-Rrogozhinë që ishin gjithashtu pjesë e projektit të rehabilitimit të rrugëve prej 80 milionë dollarësh të Bankës Botërore të mbyllur së fundmi, krahas financimit të buxhetit vjetor.

Marrë nga Monitor

Continue Reading

Aktualitet

Vranë djalin dhe tentuan t’a fshehin si aksident, Prokuroria e Korçës përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq prindërit

Vrau të birin dhe tentoi t’a fshehë si aksident, Prokuroria Korçë përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq prindërit

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, mbylli hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasit Sh.B. i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” si dhe shtetasen H.B. për kryerje të veprës penale “Deklaratat e rreme para oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 305/ i Kodit Penal.

Nga tërësia e provave të grumbulluara gjatë hetimit për procedimin penal nr.126/2023, rezulton e provuar se në datën 17.02.2023, rreth orës 16:00, është marrë njoftim se në Urgjencën e Spitalit Rajonal Korçë, ishte transportuar me autoambulancë për të marrë ndihmë mjekësore shtetasi H. B., me dëmtime në pjesën e kokës. Ky shtetas, pak çaste më vonë, ka ndërruar jetë në ambientet e reanimacionit të këtij spitali. Sipas pretendimeve të para të familjarëve, ai ishte rrëzuar dhe kishte vrarë kokën, në oborrin e banesës, duke qenë në gjendje të dehur.

Nga veprimet hetimore, rezultoi se ngjarja e paraqitur si aksidentale, në fakt ishte ngjarje kriminale dhe në orën 02:00, të datës 18.02.2023, u bë arrestimi në flagrancë i babait të viktimës, shtetasit Sh. B., si i dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale, konkretisht “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c i K.Penal”, i cili pranoi autorësinë e krimit.

Është marrë deklarim nga shtetasia H.B., mamaja e viktimës, e cila ka deklaruar se i biri është kthyer nga Franca pasi është divorcuar me të shoqen dhe që atëherë konsumonte shumë alkool. Ajo ka qenë me bashkëshortin në banesë kur ka dëgjuar zhurmën e derës së oborrit. Ata kanë dalë dhe kanë parë Hamdiun, i cili ishte i gjakosur nga koka dhe ata e kanë futur në shtëpi. Çka nuk rezultoi e vërtetë.

Sa më sipër, nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dhe aktet e administruara në fashikullin e procedimit penal, rezulton e provuar se shtetasi Sh. B., ka konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal, pasi me veprimet e tij aktive, të kundërligjshme, të kryera me dashje, ka vrarë djalin e tij, shtetasin H.B.

Në rastin konkret, autori me dashje dhe me vullnet të plotë si dhe me qëllimin për ta vrarë, ka goditur djalin e tij në kokë, disa herë. Ai ka marrë dhe ka përdorur çekiç gurësh dhe dru zjarri si armë të krimit dhe pasi i ka dhënë goditjet fatale të birit, është përpjekur ta mbulojë krimin si vetëdëmtim të viktimës, duke përforcuar idenë që veprimet e tij në drejtim të vrasjes të të birit kanë qënë të vullnetshme dhe të qëllimta për të sjellë pasojën e dëshiruar, humbjen e jetës të të birit.

Sa më sipër e bazuar në kërkesat e nenit 331 të K.Proc.Penale Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, kërkoi:

– Dërgimin në gjyq të çështjes penale Nr.126/2023 me të pandehur shtetasin Sh. B., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c i K.Penal dhe me të pandehur shtetasen H. B., akuzuar për kryerjen e veprës penale “Deklaratat e rreme para oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 305/b i Kodit Penal

Continue Reading
Advertisement

TRENDING