Connect with us

Pinknews

Largimi i Albës nga BBVK, banorët ia plasin vajit: Ka dhënë shumë, e meritonte të qëndronte

Sot, “Vëllai i Madh” ka njoftuar zyrtarisht banorët e Big Brother VIP Kosova 4 se Alba Pollozhani ka lënë shtëpinë, duke konfirmuar përfundimisht largimin e saj pas ngjarjeve të tensionuara të prime-it të mbrëmshëm.

Ky njoftim ka shkaktuar reagime të forta emocionale brenda shtëpisë. Suani dhe Aurora kanë shpërthyer në lot menjëherë pas lajmit, duke u shprehur se Alba, sipas tyre, nuk e ka merituar një largim të tillë.

Të dy kanë theksuar se mënyra se si u zhvilluan ngjarjet në prime ka qenë e padrejtë dhe e rëndë për banoren.


Në të njëjtën linjë ka qenë edhe reagimi i Londrimit, i cili ka deklaruar se Alba ka qenë pjesë e shtëpisë që nga dita e parë dhe se një largim në këto rrethana nuk do të duhej të ndodhte. Ai e ka cilësuar daljen e saj si një moment të dhimbshëm për dinamikën e shtëpisë dhe për vetë banorët.

Largimi i Albës ka lënë një boshllëk të ndjeshëm në shtëpinë më të famshme në vend, ndërsa reagimet emocionale të banorëve tregojnë qartë ndikimin që ajo kishte krijuar gjatë qëndrimit të saj.

Advertisement