Kosova
“Ndalu, ndalu”/ Mësuesi dhunon nxënësin në Prishtinë, grushte dhe shkelma mes tyre
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shkollën fillore “Pavarësia” në Prishtinë, ku mësuesi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nxënësit.
Sikurse duket në pamjet e bëra virale tashmë në rrjet, mësuesi gjuan me shuplakë disa herë nxënësit, e më pas ai ia kthen me shkelm, ku dhe nis një përleshje mes tyre.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka konfirmuar se ndaj mësuesit është lëshuar urdhër për ndalimin 48 orë.
“Po, është lëshuar urdhri për ndalim për 48 orë”, ka konfirmuar zyrtari i policisë.
https://www.instagram.com/reel/DUisZqODNaS/?igsh=MWZjczVsdXZrYXZ6Yw%3D%3D