Politike
Rama nën presionin e BE, Buzhala: Gati të sakrifikojë Ballukun për të shpëtuar…
Berat Buzhala, shprehet se qeveria ka filluar të kuptojë se rruga drejt integrimit evropian kërkon veprime konkrete dhe se pajtimi me Brukselin, mund të vijë edhe në kurriz të bashkëpunëtorëve të ngushtë.
Në këtë kontekst, çështja nuk është më nëse kryeministri Rama do të distancohet nga figura të rëndësishme të kabinetit të tij, si ministrja Belinda Balluku, por si dhe me çfarë pasojash do të ndodhë ky distancim.
Sipas Buzhalës, beteja e vërtetë politike dhe lufta e prapaskenave nuk po zhvillohet më për të bllokuar hetimet, por për të negociuar kushtet pas heqjes së imunitetit.
Sipas analistët, kryeministri Rama nuk ka më hapësirë të madhe manovrimi për t’i thënë “jo” kërkesave që vijnë nga partnerët ndërkombëtarë. Procesi i integrimit dhe hapja e kapitujve nuk mund të presin; ato kërkojnë zgjidhjen e dosjeve të profilit të lartë dhe mbyllja e tyre kërkon që “koka të bien”.
Gjithë ajo zhurmë që u bë, pastaj edhe nëse i kemi parasysh emrat e gjyqtarëve kush si kanë votuar, ndonëse ju i njihni më mirë, në bazë të bisedave që kam pasur me njerëz, nuk arrij me u bind plotësisht që po të donte Rama, ndoshta vendimi do të ishte 5 me 3. Mirëpo, ka qenë, është lejuar një diskrecion, jo pse ka dasht Rama ose Partia Socialiste, po sepse kanë filluar me e ndi, le të themi, nxehtësinë që i vjen nga reagimet e Bashkimit Evropian.
Pra, duhet me e rrit presionin edhe mos me u kënaq në asnjë moment. Pra, nuk guxojnë me na shit, si me thënë, hajninë edhe krimin si ë, privilegj për ne kur këta dorëzohen. Këta, jo vetëm këta, secili njeri që është, ka probleme me drejtësinë duhet me u dorëzu në një moment të caktuar. Po, çështja ka qenë edhe për mua vazhdon me mbet edhe më tutje, me sa pasoja, me çfarë pasojash, në raporte le të themi private, jo publike, do t’ia arrijë Rama ta distancojë veten nga Belinda Balluku? Sepse që do ta distancojë, do ta distancojë.
Asnjë ligj, në atë komunikatë, atë që e publikoi ajo, që e kishte edhe një postim zoti Rama, që do të ndërhyjë në infrastrukturën ligjore për me i bë ndryshimet e mundshme ato. Tash, një gjë na e dimë. Kur je në këtë fazë në raport me Bashkimin Evropian, ti s’guxon me prek asnjë gjë ligjore pa u koordinuar me Bashkimin Evropian. Pra, nuk mundet me i prek ato. Tash, Rama edhe mundet me pas drejtë me një moment kur thotë, ose këta apologjetë e puçit prokurorial, kur thojnë, ka puç prokuroria.
Mirëpo, kjo situatë e pazakonshme është si rrjedhojë e një situate tjetër të pazakonshme. Kjo ndoshta s’kishte ndodh në perëndim. Po në perëndim gjithashtu nuk kishte ndodh që një ministër me qenë në detyrë. Pra, një, një situatë absurde e prodhon një situatë tjetër absurde. Situata absurde është ku ti duhesh pastaj me shpik, qysh ka bërë SPAK me kërkesën, pastaj Gjykata Kushtetuese që u zu ashtu si u zu, vendimi 4 me 4 le ta interpretojnë si të dojnë. Ne të gjithë e kemi ditë pse po bëhet 4 me 4. Pra, çdo vendim tjetër ka qenë në favor po të ishte 5 me 3 ose diçka.
Pra, mjaftonte 4 me 4 që prokuroria me i arritë synimet e veta. Faza tjetër do të jetë patjetër heqja e imunitetit. Që do t’i hiqet imuniteti, do t’i hiqet. Po a do të arrijnë me bë ndonjë marrëveshje që me u mbrojt si me thënë arrest shtëpiak ose diçka tjetër, sepse unë e besoj që aty është komplet lufta po bëhet me akomodu pastaj pasi të hiqet imuniteti. Se ajo çka ka kërkuar prokuroria, ajo nuk kthehet më prapa. Ajo do të jetë aty. Nuk e besoj që Rama është aq i guximshëm edhe nuk e ka hapësirën manovruese aq të madhe që me thënë po i them jo. Për Bashkim Evropian kanë shkuar koka kryeministrash, sesa për ministra as që bëhet llafe ajo punë. Pra, këta kapitujt e hapën, këta duhet me u mbyll disi. Këta nuk mbyllen kapitujt e hapur, nuk mbyllen vetvetiu. Që, që duhen, ndaç koka e turkut, ndaç koka e shqiptarit, do të duhen aty për me u mbyll kapitujt.