Aktualitet
I ASHPER NE REAGIM/ DREJTESIA QE TE BURGOS
Edmond Petraj
Në thelb asgjë nuk ka ndryshuar. Dikur, sistemi të merrte jetën; sot të merr lirinë. Forma ka ndryshuar, por thelbi i shtrëngimit mbetet i njëjtë.
Sot nuk të qëllojnë më, por të burgosin përmes procedurës.
Nuk të marrin jetën, por të ngarkojnë fajin. Koha ndryshoi, por jo mentaliteti i presionit. Drejtësia nuk duhet të prodhojë pranim, por të provojë fajin.
Kur shtypja zëvendëson provat, sundimi i ligjit është ende i papërfunduar.
Presioni për të pranuar një akuzë edhe kur nuk je fajtor vazhdon të ekzistojë. Ne nuk kemi kaluar nga padrejtësia në drejtësi; ne kemi kaluar nga frika fizike në proces të rregullt ligjor.
Dhe kjo nuk është reformë, është transformim i metodës.