Politike
Rama – Trumpit: Jack Smith që iu përndoqi juve, e ndaloi Thaçin në mënyrë brutale…
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka kërkuar nderhyrjen e presidentit Trump për gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Hagë. Gjatë fjalës së tij në inaugurimin e Bordit të Paqes në SHBA, Rama u shprehse presidenti i atëhershëm i Kosovës u ndalua në mënyrë brutale të udhëtonte drejt Shtëpisë së Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen në prani të Presidentit Trump.
Rama tha se ish-presidenti i Kosovës, ka kaluar 6 vjet në një paraburgim nga një Gjykatë e Posaçme në Hagë, sponsorizuar nga një sërë vende demokratike. Rama e quajti poshtërim, faktin që javën e kaluar prokurori kërkoi 45 vjet burigm për të. Ndaj, ai i kërkoj Trump të bëj diçka para se gjëra shumë të këqija të ndodhin sërish.
“Më lejoni të tërheq vëmendjen për një vend pranë vendin tim, ku udhëheqja e Trump në mandatin e parë e solli Kosovën në një marrëveshje paqe. Presidenti i Kosovës që asokohe u ndalua të udhëtonte në Shtëpinë e Bardhë në mënyrë brutale për të nënshkruar atë marrëveshje në prani të presidentit Trump dhe në fakt kjo ishte që ajo u bë nga ai prokuror që përndoqi dhe vetë Donald Trump dhe u bë i famshëm.
Presidenti i Kosovës ka kaluar 6 vjet në një paraburgim nga një Gjykatë e Posaçme në Hagë sponsorizuar nga një sërë vende demokratike pranishme këtu që duhet të vijë turp nga ajo drejtësi ndërkombëtare. Vetëm javën e kaluar prokurori kërkoi 45 vjet burigm për të. Vala e poshtërimit në tërësinë e një vendi paqedashës dhe në këtë moment ka disa muaj me një rezultat shkatërrimtar të një gjykate që ka dështuar. Për hir të Zotit, zoti president të bëjmë diçka para se gjëra shumë të këqija të ndodhin sërish. Faleminderit që sollën Shqipërinë në një nisëm fisnike,” tha Rama./