Connect with us

Kronike

“Pse më ngacmon të fejuarën”, si nisi sherri ku u plagos 34-vjeçari

Detaje të reja janë mësuar nga plagosja me armë zjarri që ndodhi pasditen e sotme në Tiranë, në Rrugën e Kavajës.

34-vjeçari ka qenë në një restorant në rrugën e Kavajës, duke drekuar me të fejuarën në tavolinë.

Më pas ata të dy kanë debatuar me fjalë, teksa më pas personi tjetër ka nxjerë armën duke e plagosur në bark me një plumb Akil Koxhaxhiku-n.

E fejuara më pas e ka marrë me makinë dhe e ka dërguar në një spital privat dhe nuk ka rrëzik për jetën.

Advertisement