Kronike
Vrasja e dy të rinjve për një kafe në Manëz/ Vetëdorëzohet në polici pas rreth 5 muajsh 31-vjeçari
Gëzim Allçi, personi i cili i cili ishte në kërkim për armëmbajtje pa leje, moskallëzim krimi si edhe përkrahje e autorit të krimit në lidhje me vrasjen e dyfishtë në Manëz, ku u vranë me armë zjarri 33-vjeçari Flori Paluçi dhe 23-vjeçari Aranit Kurti, është vetëdorëzuar në polici.
Gjithashtu Allçi ka dorëzuar edhe një pistoletë, duke deklaruar se këtë e kishte me vete ditën e ngjarjes. Ndërkohë, materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, të datës 13.11.2025, e cila ka caktuar në mungesë masën e sigurimit “Arrest në burg” ndaj shtetasit G. A., 31 vjeç, banues në Manëz, Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.
Shtetasi G. A. ishte shpallur në kërkim, i dyshuar si i përfshirë në ngjarjen e ndodhur në tetor 2025, në Manëz, Durrës, ku mbetën të vrarë me armë zjarri dy shtetas. Ky shtetas është vetëdorëzuar në DVP Durrës.
Gjithashtu, ky shtetas ka dorëzuar një send në dukje pistoletë (armë sportive me gogla), duke deklaruar se këtë e kishte me vete ditën e ngjarjes. Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Si ndodhi ngjarja në Manëz?
Gjithçka nisi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ku dy të rinjtë Daniel Pepa dhe Aranit Kurti kanë shkuar në një lokal, duke kërkuar kafe. Por kamarieri, nuk e ka bërë kafen për shkak se ekspresi në ato momente ishte i fikur.
Kjo gjë ka sjell acarimin e Pepës dhe Kurtit, të cilët nisën të ofendonin kamarierin, ndërkohë që në mbrojtje të këtij të fundit ka dalë Flori Paluçi, klient në lokal. Sipas policisë, Flori Paluçi ka qëlluar me armë ndaj Aranit Kurtit, duke e lënë të vdekur në vend dhe menjëherë pas kësaj, 21-vjeçari Daniel Pepa ka qëlluar për vdekje Flori Paluçin.