Connect with us

Kronike

Vrasja në Kavajë/ Identifikohet viktima dhe autori i dyshuar (EMRAT)

Policia ka identifikuar viktimën dhe autorin e vrasjes e cila ndodhi pak minuta më parë në qytetin e Kavajës. Viktimia i cili ka ndërruar jetë në spital është Alket Isufi. Ndërsa autori i dyshuar i krimit është Landi Derjaj (Puja). Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.3 në Kavajë.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon puna për kapjen e tij. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Advertisement