Connect with us

Kosova

Bazat etnike/ Janjiç: Ndarja apo edhe Asociacioni në Kosovë nuk e zgjidh çështjen e serbëve

Sociologu serb Dushan Janjiq ka shpjeguar pse ishte kundër dy projekteve politike për Kosovën që, sipas tij, janë promovuar nën idenë “të gjithë serbët nën një kumbull”: copëtimi i Kosovës/ricaktimi etnik i kufijve dhe territori etnik përmes Asociacionit.
Janjiqi theksoi se përveç këtyre dy opsioneve ka ekzistuar edhe një i tretë – ndarja e Kosovës përgjatë lumit Ibër – por as ky, sipas tij, nuk do ta zgjidhte problemin kombëtar serb.
“Shumica e serbëve jeton në jug të Ibrit, përfshirë në Graçanicë”, ka thënë ai duke argumentuar se ndarja territoriale nuk do të përfshinte realitetin demografik në terren.
Ai shtoi se ndërtimi i një shteti mbi baza etnike është i paqëndrueshëm.
Duke folur për periudhën e shpërbërjes së Jugosllavisë dhe politikat e Slloboan Millosheviqit, ai kritikoi përpjekjet për t’i nënshtruar shqiptarët dhe për t’i shndërruar në “qytetarë të rendit të dytë”. Sipas tij, këto politika jo vetëm që dështuan, por prodhuan pasoja që, siç tha, po i paguan edhe vetë kombi serb.
Janjiqi theksoi se alternativa e vetme e qëndrueshme ka qenë riorganizimi i sinqertë i shoqërisë mbi baza demokratike, ekonomike dhe pluraliste, dhe jo projekte që synojnë ndarje etnike apo kontroll territorial.

Advertisement