Shkrime
Edi Rama futi turinjtë/ Shkatërrimi i rrugëve, kronikë një vdekjeje të paralajmëruar
Nga Petrit Vasili
Rrugët nuk mbahen me patronazhistë, por me profesionistë.
Shkërmoqja e rrugëve anë e mbanë vendit nga jugu në veri është rezultati i 13 vjet mosqeverisjes absolute të vendit nga Rama dhe rilindja dhe vjedhjes kanibaleske të buxhetit të shtetit pa bërë asgjë.
Largimi i qindra profesionistëve shumica dërrmuese për bindje politike dhe zëvendësimi me patronazhistë idiotë është shkaku themelor i asaj, që po ndodh në Shqipëri me rrugët.
Futja e turinjve nga Rama, që bën edhe sekserin, inxhinierin edhe arkitektin megjithëse është një shkollëpak mediokër ka bërë që infrastruktura të zhytet në qorrsokak shkatërrimtar.
Edhe Partia e Punës në kulmin e luftës së klasave nuk e mori kurajon që të largonte specialistët e zotë, bile kishte edhe nga ata që kishin të persekutuar në familje, që nuk i larguan se kishin nevojë për ta.
Ndërsa Edi Rama u kujdes vetëm të qiraste klientët e tij me miliarda euro si dhe shkatërroi sistemin e mirëmbajtjes gjithëvjetore dhe supervizimin e rrugëve si dhe shkatërroi të gjithë sistemin e mbrojtjes nga erozioni duke pasur prioritet vjedhjen e parave pa bërë asgjë.
Investime të mëdha ju besuan sipërmarrësve shumë të dyshimtë dhe aventurierë, por klientë besnikë të qeverisë, që ndanin korrupsionin me qeverinë, por edhe kishin kurajon të ndërtonin në mënyrën më kriminale të mundshme me materiale me cilësi mizerabël dhe pa studime të plota gjeologjike dhe jo vetëm duke pasur si qëllim prioritar vetëm vjedhjen.
Kjo situatë me rrugët është kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar pas denoncimeve pa fund me fakte e prova nga ana e opozitës.
Prokuroria dhe SPAK duhet të veprojnë me urgjencë dhe me të gjithë fuqinë e ligjit përpara një veprimtarie kriminale mbi infrastrukturën kombëtare me pasoja shumë të rënda për jetën e përditshme të qytetarëve dhe të ekonomisë së vendit.
Vendi është në një gjendje shokuese vetëm për shkak të maskarallëkut korruptiv qeveritar dhe të askujt tjetër.