Aktualitet
38 vjeçari shqiptar në Greqi i zhdukur që prej 22 shkurtit, gjendet vetëm xhaketa dhe makina e tij
Një shtetas shqiptar rezulton i humbur në Greqi që prej datës 22 shkurt.
Ervis Mbersi, 38-vjeç banues në Nikaia, Larisa, është larguar nga shtëpia më 22 shkurt.
Sipas mediave greke, ditën e djeshme makina dhe xhaketa e tij janë gjetur në Agiokampos. Ai ka flokë të shkurtër te zinj sy kafe, është 1.70 m i gjatë dhe me peshë normale.
Familjarët kanë frikë se jeta e tij mund të jetë në rrezik prandaj bëjnë thirrje për ndihmë.
Numrat e kontaktit:
355683689363 ose +355695662716