Connect with us

Pinknews

E shumëpritur/ Luana Vjollca rikthehet në Top Channel me programin “Shiko kush luan”

Luana Vjollca do të rikthejë programin “Shiko kush luan” në Top Channel.

Pas disa eksperiencave në dy ekrane, Luana duket se do të kthehet në dashurinë e parë televizive.

E ftuar në “Goca dhe gra”, Luana u pyet pse nuk do ta moderojë “Ferma Vip” këtë sezon, pas edicionit të vitit të kaluar nën drejtimin e saj.

“Është e rëndësishme të dish kur ndalon diçka për një hap më të madh. Ose diçka tjetër në jetën tënde. Unë kam qejf të rritem gjithmonë”, u shpreh Luana.

Ajo u pyet edhe për emisionin më të suksesshem ku veçoi “Shiko kush Luan”.  “Vula ime e suksesit ishte emisioni “Shiko kush luan”. Nuk e them vetëm unë. E thotë i gjithë publiku që edhe pas kaq shumë vitesh e kërkojnë”, deklaroi Luana duke pohuar se e ka marrë malli të luajë sërish.

Advertisement