Connect with us

Politike

I vunë flakën vilës së Enver Hoxhës, Berisha: Na mashtruan se aty ishte Rama

Protestuesit i kanë vënë flakën me bomba molotov dhe fishekzjarre vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha në zonën e Bllokut.

Për arsyen e këtij sulmi, Berisha arsyeton se agjentë të infiltruar i mashtruan kryengritësit se në shtëpinë e ish-diktatorit banon Edi Rama. Ai shton se e gjithë beteja ishte shpërthim urrejtje ndaj Edi Ramës dhe jo ndaj ndërtesave.

“Qytetarë dhe qytetare, në marshim e sipër agjentë të infiltruar të policisë kriminale mashtruan kryengritësit se në shtëpinë e ish-diktatorit banon Edi Rama.

E gjithë beteja ishte shpërthim urrejtje ndaj Edi Ramës dhe jo ndaj ndërtesave.

Por, Edi Rama nuk banonte aty miq.

Edi Rama banonte tek vila e Mehmet Shehut.

Prandaj Edi tani fut jo një agjent, por edhe 120 agjentë po të fusësh, nuk do mund të devijosh më.

E dimë ku je, në Surrel ose tek vila e Mehmet Shehut.

Kjo është e vërteta.

Për sqarim.

Për të tjerat, ju e patë vetë madhështinë e revoltës tonë paqësore.

Rrugaçërinë e Ilir Prodës dhe Sokol Bizhgës, dy vasalë, mercenarë të Edi Ramës, të cilët do kenë fatin e tij.”- tha Berisha.

Advertisement