Kronike
Vrau me thikë Egli Pashollarin, Gjykata e Tiranës lë në burg autorin
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg, Gazmend Buçpapajn, autorin e vrasjes së të riu Egli Pashollarit. Ai u arrestua nga policia disa ditë më parë në Tropojë, ku qëndronte i fshehur në një banesë.
Fillimisht, avokati i tij mbrojtës Sokol Hyseni i ka kërkuar falje familjes së të ndjerit në emër të Buçpapajs. Më pas ai ka këkruar që Gazmend Buçpapaj të lirohet me një masë më të lehtë sigurie. Kjo me pretendimin se ai është vetëdorëzuar në polici dhe nuk përbën rrezzik arratisje.
Gjatë dëshmisë së tij, autori ka pretenduar se vrasjen e ka kryer në kushtet e vetëmbrojtjes. Sipas tij, ai ka gjetur rrugën e bllokuar dhe i ka rënë borisë, por viktima e ka sharë nga makina. Ai shprehet se kanë ecur për 100 metra dhe Pashollari, dhe pasi ka ndaluar makinën, ka zbritur dhe e ka sharë. Më pas, Buçpapaj shpjegon se janë zënë me grushte dhe në kushtet e vetëmbrojtjes e ka goditur me thikë.
Si ndodhi ngjarja?
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, në rrugën “Kongresi i Lushnjes” në Tiranë. Egli Pashollari sapo ka dalë nga makina, është sulmuar nga tre personat. Gjatë përleshjes fizike, Gazmend Buçpapa dyshohet se e ka goditur të paktën një herë me thikë në kurriz.
Pashollarit i është dhënë ndihma e parë pranë një lokali në zonë dhe më pas është nisur me makinën e tij drejt spitalit nga disa persona të tjerë, dëshmitarë në vendngjarje. Megjithatë, ai nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital.
Pashollari gjithashtu është ish-gardian burgu i akuzuar në vitin 2020 se tentoi t’i fuste alkool në qeli Emiljano Shullazit. Sakaq, policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.