Shkrime
SHTETI NE KRIZE, KUVENDI VEND TURPI
Ish-ambasadori Agim Nesho foli mbi situatën politike në vend dhe mënyrën si po funksionon sot Parlamenti.
Ai theksoi se Shqipëria po përballet me një krizë të thellë shtetërore, ndërsa e cilësoi parlamentin aktual si “parlamentin e turpit”, që sipas tij funksionon vetëm për interesat dhe vullnetin e kryeministrit Edi Rama.
Nesho u shpreh se sistemi i sotëm i qeverisjes është kthyer në një model të centralizuar ku një njeri i vetëm kontrollon gjithçka, ndërsa ligjet kalohen në mënyrë të përshpejtuar pa debat real. Ai shtoi se në këtë situatë është e domosdoshme reagimi i opinionit publik dhe që institucionet e drejtësisë, përfshirë SPAK-un, të marrin rolin e tyre kushtetues.
Pjesë nga deklarata:
Dua ta nis duke bërë një përkrahje për të dy gazetarët që ne i njohim, i kemi kolegë dhe mendojmë se duhet të ketë një reflektim, aq më tepër që sot media është baza nga e cila shoqëria dhe opinioni publik duhet të orientohen. Por nuk mendoj që janë… Ju keni qenë me integritet edhe në evidentimin që në momentet e para të kanabisit, edhe me elementët e bashkëpunimit të këtij regjimi me krimin e organizuar. Por dua të them se i ke shkelur në kallo, për mendimin tim, Ramës, duke hapur me fakte të reja një çështje ku ai është i zhytur deri këtu. Domethënë, indirekt është një çështje që as prokuroria nuk e do dhe nuk mund ta justifikojë Ramën, i cili e ka krijuar vetë, nga e para, dhe e ke parasysh për çfarë çështjeje bëhet fjalë. Dhe këto janë në vazhdimësi të kësaj gjëje.
Së dyti, dua të them se pamja që pamë sot tregon që ai parlament sot është parlamenti i turpit. Një parlament që nuk është në funksion të qytetarëve, por vetëm të oreksit ose dëshirës së Ramës, duke mos marrë pjesë edhe atje ku është detyra më elementare dhe e detyrueshme që një kryeministër duhet të paraqesë, qoftë edhe formalisht. Por kjo tregon se ai ka provuar që për tre minuta i kalon të gjithë ligjet kryesore, për dy minuta i kalon të gjithë ligjet. Të gjitha. Prandaj këtu ne po tregojmë se po i vjen fundi i gjithë kësaj fasade, për arsye sepse nuk është një republikë prokurorësh, por është më shumë se sa një mbretëri e centralizuar, nga ato në kohën e mbretërive të padiskutueshme, përpara se të binte rendi feudal. Domethënë një njeri i cili merr përsipër çdo gjë.
Prandaj është e pamundur që ne të dalim nga ky batak që është ulëritës, me një qeveri që vetëm vjedh popullin e vet dhe ku nuk po shohim asnjë shpresë tjetër, përveçse popullit që po merr në dorë fatet e tij.
Tani dua të them vetëm një element që e mendoj pse është e nevojshme të ngrihet opinioni publik dhe të ngrihen të gjithë për ta rrëzuar këtë qeveri. Dhe këtu them se në këtë moment ne duhet të jemi në përkrahje edhe të atyre iniciativave të vonuara të SPAK-ut. Dhe unë kam qenë nga ata që e kam thënë edhe në këtë studio të nderuar, edhe më përpara: nuk mund të ketë, në një shtet të kapur, institucione të pavarura. Por tani duket se Perëndimi e ka parë se çfarë sharlatani është kryeministri ynë dhe kërkon, në një farë mënyre, ta heqë, edhe pse duke u zvarritur. Ai është një klientelist, dhe ata kanë gjetur një mënyrë me të cilën ne duhet të bashkohemi dhe të shohim në mënyrë pragmatike që edhe vetë prokuroria të marrë rolin e saj kushtetues dhe të jetë e nderuar.
Pra, këtu jemi në një krizë të madhe të gjithë shtetit.