Connect with us

Politike

Imuniteti i Ballukut/ Buzhala: Nëse dështon kjo çështje, atëhere do jetë fundi i SPAK siç e njohim

Gazetari Berat Buzhala komentoi zhvillimet politike në Shqipëri pas votimit në Kuvend, ku shumica socialiste vendosi të mos i heqë imunitetin zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Sipas Buzhalës, vendimi ka rëndësi të madhe jo vetëm për politikën shqiptare, por edhe për mënyrën se si Bashkimi Evropian e sheh funksionimin e drejtësisë në vend. Ai theksoi se në Evropë ekziston shqetësimi që politika në Ballkan shpesh ndërhyn në drejtësi, duke shtyrë kufijtë e saj. Sipas tij, nëse drejtësia pengohet në raste të tilla, atëherë rrezikohet seriozisht besueshmëria e institucioneve të reja të drejtësisë. Ai shtoi se nuk ka asgjë personale me Ballukun, por sipas tij problemi lidhet me parimin e barazisë para ligjit dhe respektimin e standardeve demokratike.

Në analizën e tij, gazetari u ndal edhe te procesi i integrimit evropian të vendeve të Ballkanit, duke theksuar se Bashkimi Evropian shpesh përballet me dilema për zgjerimin. Ai përmendi edhe shembuj nga brenda BE-së, si rasti i Hungarisë që ka bllokuar vendime të rëndësishme, duke treguar se vendet anëtare mund të krijojnë probleme edhe pasi bëhen pjesë e unionit.

‘Ndryshon shumë sepse Evropa mendon SPAK-un. Ç’e re, Evropa nuk është klubi i shteteve më të organizuara që munden me ekzistu. Domethënë, për fatin e keq të Evropës, nxitimin  anëtarësim, posaçërisht të vendeve që shkaktojnë trazira. Nëse Hungaria e pengon fondin për Ukrainën. Edhe ata janë pak të penduar me këtë gjë.

Se letra e Vuçiçit edhe Ramës ishte edhe kjo, domethënë po duan me hap një shteg, po i thonë, e tash. Rreziku i asaj letre sipas meje është, këta po duan me i thënë Bashkimit Evropian, pranona ne në Bashkimin Evropian në rrugë të shkurtër, mos na jepni të drejtën e vetos, mirëpo kjo ishte edhe pak thikë me dy teha. Domethënë, futna brenda, mos na, mos na i shikoni të gjitha standardet ne, a i keni plotësuar ju ato?

Po, standardet demokratike, futemi aty. Pra, për mua, personalisht, nuk po dua me tingëllu patetik, domethënë se në këto raste dhe ka rrezik që tingëllon njeriu patetik. Në një shoqëri cinike qysh është shoqëria shqiptare, kur i thuash ti, çështja është respektimi i ligjit e këto gjëra, njerëzit thonë, i ka ikë kolegu. Domethënë, pra për mua është shumë e rëndësishme, sepse nëse dështon, unë me Belindën s’kam kurrgjë personale.

Ngjashëm me Çimin që është Rama, ai po mbrohet për shkak të vetes. Mirëpo unë mendoj, është fundi i SPAK-ut siç ne e njohim, nëse kjo ka dështuar në këtë formë, sepse nuk është politika që i tregon drejtësisë cilat janë limitet e drejtësisë. Nuk mundet më qenë kështu.

Para Edi Ramës Karta Magna është bërë në shekullin e 13-të. Ambasadori i Karta Magnës ka reaguar sot. E kanë bërë britanikët e kanë bërë. Se unë Karta Magnën nuk e bëra për me kallu kush e ka bë.

Por ambasadori vjen prej asaj demokracie burimore, i cili, i cili ia hoqi titujt mbretit, princit, trashëgimtarit. Pra, këta që thonë leading by example. Ky thotë unë princin tim e futëm në burg, atë farë qerrata atje, edhe lordin Mendelson e futëm në burg, edhe ai e bëri një komunikatë, thotë, që kjo është.

Kur beson Gjermania edhe Britania e Madhe që nuk po ndahet, si me thënë nuk janë limitet, politika po e han drejtësinë, po e shtyn, më shumë në Ballkan shtyjnë patjetër, fatkeqësisht. Absolutisht, ne jemi të vetëdijshëm. Politika është mujshare në Ballkan. Domethënë këtu, pak i pavëmendshëm me qenë, veç kur të vjen atje dhe aktgjykimin e ka shkruar politikani. Pra unë mendoj, gabimi i madh, unë hala shpresoj për Shqipërinë që ndoshta Belinda vetë e dorëzon imunitetin. Ndoshta është vetëm një, si me thënë, shtymje me ego’, u shpreh ndër të tjera, gazetari Berat Buzhala në SYRI TV.

Advertisement