Kronike
E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Shkodër.
Në fshatin Juban është gjetur nga familjarët e tij, pa shenja jete në oborrin e banesës së tij, shtetasi 19 vjeç.
Ky shtetas dyshohet se është vetëvarur.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes