Bota
Vendimi i papritur i Trump/ Shkarkon Grenell nga drejtimi i Qendrës Kennedy
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka vendosur që tës largojë Richard Grenell nga drejtimi i Qendrës Kennedy dhe do ta zëvendësojë me Matt Floca, i cili është nënkryetari aktual i operacioneve të ambienteve të qendrës së arteve.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Trump përmes një postimi në Truth Social.
“Jam i kënaqur të njoftoj se Matt Floca, në varësi të miratimit nga Bordi i Drejtorëve, do të emërohet Drejtori Operativ dhe Drejtori Ekzekutiv i Qendrës TRUMP KENNEDY, ku si Zëvendëspresident i Operacioneve Matt na ka ndihmuar të arrijmë përparim të jashtëzakonshëm në ngritjen e Qendrës në nivelin më të lartë të ekselencës!, shkroi Trump mes të tjerash.
Mandati i Grenell si president i përkohshëm i Qendrës Kennedy është shoqëruar me trazira. Ai është përballur me anulime të bujshme tëshfaqjeve, protesta, rënie të shitjeve të biletave dhe vështirësi financiare.
Një burim nga Shtëpia e Bardhë theksoi, citon CNN, se Trump mendonte se Grenell kishte gabuar për udhëheqjen e Qendrës Kennedy, përfshirë menaxhimin e publicitetit.
Një burim pranë Qendrës Kennedy shprehu ankesa për Grenell se nuk kishte përvojë dhe njohuri në botën e artit dhe se kishte shkuar me “çekiç” dhe “fushata mashtrimi” që po e çonin institucionin në drejtimin e gabuar.
Një burim pranë Qendrës theksoi se Trump ishte acaruar me të ditët e fundit.