Connect with us

Pinknews

Psikologia për gjendjen e Gjestit: Mund të vuajë nga stresi post-traumatik pas tragjedisë së vëllait…

Gjendja emocionale e këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, është bërë temë diskutimi pas ngjarjeve të fundit dhe paraburgimit të tij.

Para gjykatës, ai ka deklaruar se veprimet për të cilat dyshohet i ka kryer në një gjendje të rënduar emocionale, duke kërkuar edhe falje për rastin.

Lidhur me këtë situatë ka folur edhe psikologia Atifete Syla, e cila në emisionin “Weekend” ka komentuar gjendjen e mundshme psikologjike të artistit.

Sipas saj, Gjesti mund të ketë përjetuar një ngarkesë të madhe emocionale, e cila mund të lidhet me tragjedinë që i ka ndodhur në familje, por edhe me periudhën e gjatë të izolimit në spektakle televizive.

Atifete Syla tha: “Ai ka mundësi të vuajë nga stresi posttraumatik për shkak të tragjedisë së vëllait të tij, gjendja emocionale është shumë e rënduar, por kjo aspak nuk e justifikon sjelljen e tij”.

Psikologia theksoi se kjo mund të jetë një ndër sjelljet që lidhen me ankthin, por problemet e shëndetit mendor nuk mund të përdoren si justifikim për veprime të caktuara.

“Kjo është një ndër sjelljet tipike të ankthit, andaj duhet ta dimë që çrregullimet dhe problemet e shëndetit mendor nuk justifikojnë sjelljen”.

Ajo shtoi gjithashtu se ankthi zakonisht nuk shfaqet me agresion, por më shumë me tërheqje, vetmi dhe heshtje te personat që e përjetojnë.

Sipas saj, pas daljes nga Big Brother, Gjesti do të ishte dashur të konsultohej me profesionistë të shëndetit mendor për të përballuar më mirë ngarkesën emocionale.

Kujtojmë se ndaj këngëtarit është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, ndërsa rasti i tij po vazhdon të ndiqet nga opinioni publik.

Advertisement