Connect with us

Politike

Deri dje SPAK nuk kishte gijotinë/ Bushati: Mashat që përdorte Rama, tani po i përdorin amerikanët

Çështja e pavarësisë së Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) është vënë sërish në qendër të debatit publik, veçanërisht pas zhvillimeve të fundit me dosjen që përfshin ish-ministren Belinda Balluku.
Andi Bushati, ngre pikëpyetje nëse SPAK po vepron si një institucion i pavarur, apo nëse veprimet e tij janë të dirigjuara nga interesa politike.
Sipas tij, struktura antikorrupsion, ka funksionuar më shumë si një instrument në shërbim të interesave politike.
Për Bushatin, goditja ndaj figurave të larta si Balluku shihet si një sinjal se “padroni” apo kontrolli mbi disa prokurorë të SPAK mund të ketë ndryshuar.
Nëse më parë konsiderohej se SPAK ishte nën ndikimin e kryeministrit, tashmë sugjerohet se “mashat” që dikur i përdorte Rama, mund të jenë në duart e dikujt tjetër, ku nuk përjashtohen aktorë ndërkombëtarë, europianë apo amerikanë.
Ky zhvillim i ri mund të ketë pasoja afatgjata për stabilitetin e qeverisë, thekson ndër të tjera analisti, duke shtuar se nëse forca që e përdori SPAK-un për të goditur Ramën përmes dosjes Balluku mbetet aktive, pritet që kjo çështje të rikthehet periodikisht në vëmendje, përfshirë edhe një rishqyrtim të mundshëm në Parlament.
Aty mund të ketë një pjesë edhe prokurorë që kanë ndërruar padron. Në qoftë se SPAK-u, ne kemi rënë dakord një pjesë këtu që ka qenë në duart e Ramës, fakti që shkoi goditi Ballukun, tregoi që diçka ka lëvizur. Mashat që dikur i përdorte Rama, tani mund t’i përdori dikush tjetër. Mund të jetë europian, mund të jetë amerikan, nuk e di, s’kemi fakte për t’i vënë emër.
Por, në qoftë se ai që i përdori për të goditur Ramën përmes Ballukut, është prapë i aktivizuar, atëherë mund të pritet nga SPAK-u që ta çojë sërish çështjen Balluku në parlament. Dhe riçuarja e çështjes Balluku në parlament mund të marri prapë përgjigje, por mund të krijojë fabulën që e tërheq zvarrë kësaj qeverie.
Mendoj që qeveria Rama të mbahet gjithë kohën, çdo tre muaj apo çdo gjashtë muaj, do t’ia heqi apo jo imunitetin Ballukut me deklaratat e ambasadave, me gjykatën kushtetuese, pra, të mos ketë fabul tjetër kryesore përveç kësaj. Kështu që, në këtë kuptim pa pasur asnjë iluzion që SPAK-u është gjë e përdorshme, unë nuk jam i sigurt që SPAK ka marrë fund.

Advertisement