Connect with us

Politike

Anri Bala: Me SPAK-un, Rama vrau katër zogj, ja si po i eliminon kundërshtarët dhe shpëton veten

Anri Bala thotë se Rama përmes një lëvizjeje të vetme strategjike që ka në qendër SPAK-un, ka arritur të godasë në katër drejtime.
Anri Bala: Së pari, ka eliminuar kundërshtarët politikë të opozitës, duke përdorur “mekanizmin e dhënë nga aleatët”.
Së dyti, ka goditur kundërshtarët e fuqishëm brenda partisë së tij, duke përfshirë figura si Saimir Tahiri, Erion Veliaj dhe Belinda Balluku.
Së treti, ka kënaqur pritshmëritë e Bashkimit Evropian, duke demonstruar një luftë të supozuar kundër korrupsionit. Së fundmi, kjo strategji i shërben për të krijuar statistika suksesi për SPAK-un, ndërkohë në fund, mund të përdorë Gjykatën e Strasburgut për të mbrojtur veten.
Rama me një gurë deri tani ka vrarë katër zogj. Goditi kundërshtarët politikë, me anë të mekanizmit që na e dhanë aleatët, me anë të SPAK-ut.
Goditi thotë kundërshtarët politikë. Tahiri, Veliaj, Balluku. Kënaqi orekset e Europës, se i tha që me anë të këtyre që po godiste, po bëhet drejtësi, se këta janë të korruptuar. I jep SPAK-ut kë do ai dhe bën statistikat se po funksionon dhe këtu thotë që këtu dhe drejtësia funksionon. Me anë të Strasburgut në fund do mbrojë dhe veten. Pra, eliminoi të gjithë
Tani, me anë të Strasburgut do mbrojë veten. Se do thotë, ja bën gabim, Metës. Ku e dimë ne se s’e ka arrestuar në atë formë që të fitojë Meta Strasburgun?
Rama s’po mbron askënd. Rama po mbron veten vetëm. Nëse donte ta mbronte Belindën, i thoshe që në fillim, largohu. Ishte guri i fundit për të vrarë katër zogjtë. Balluku po hetohet për procedurë dhe për 300 apartamente

 

Advertisement