Bota
Kur s’kemi pulën do hamë rosën/ Trump: Hormuzi duhet të ruhet nga kombet që e përdorin atë, jo nga SHBA
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka bërë një postim në Truth Social ku njofton mundësinë e reduktimit të përpjekjeve ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme lidhur me Iranin.
“Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona, ndërsa shqyrtojmë mundësinë e pakësimit të përpjekjeve tona të mëdha ushtarake në Lindjen e Mesme në lidhje me Regjimin Terrorist të Iranit”, shkruan ai.
Trump thekson gjithashtu se Ngushtica e Hormuzit do të duhet të ruhet dhe mbikëqyret nga vendet që e përdorin atë, duke shtuar se SHBA nuk do të marrë pjesë direkt, por mund të ofrojë ndihmë nëse kërkohet.
“Nëse na kërkohet, ne do t’i ndihmojmë këto vende në përpjekjet e tyre për Hormuzin, por kjo nuk do të jetë e nevojshme pasi kërcënimi i Iranit të jetë zhdukur,” shtoi ai.
Ky qëndrim sinjalizon një ndryshim të mundshëm strategjik të SHBA-së, nga një prani aktive ushtarake drejt një rol mbështetës për aleatët në rajon, duke vendosur theksin kryesor mbi neutralizimin e kërcënimit iranian.
Reagimi i plotë i Trump:
Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona, ndërsa shqyrtojmë mundësinë e pakësimit të përpjekjeve tona të mëdha ushtarake në Lindjen e Mesme në lidhje me Regjimin Terrorist të Iranit.
Duke iu referuar Ngushticës së Hormuzit, ajo do të duhet të ruhet dhe të mbikëqyret nga policia, sipas nevojës, nga kombe të tjera që e përdorin atë – Shtetet e Bashkuara nuk e bëjnë!
Nëse na kërkohet, ne do t’i ndihmojmë këto vende në përpjekjet e tyre për Hormuzin, por kjo nuk do të jetë e nevojshme pasi kërcënimi i Iranit të jetë zhdukur.