Connect with us

Politike

Rrethim protestuesish si në luftë/ Alfred Lela: Qeveria përdori taktika të paprecedenta ndaj qytetarëve

Alfred Lela duke folur per protesten e djeshme tha se për herë të parë në një protestën e organizuar nga opozita janë përdorur metoda që i ngjajnë atyre ushtarake dhe se kjo taktikë bie ndesh me praktikat standarde policore në vendet demokratike, ku forcat e rendit pozicionohen përballë protestuesve me qëllim mbrojtjen e institucioneve dhe ruajtjen e rendit, dhe jo për të rrethuar protestues paqësorë në një formacion ushtarak.
Këto veprime, shihen si pjesë e një përpjekjeje nga kryeministri Edi Rama, i cili duket se është në dëshpërim, për ta çuar vendin drejt një përplasjeje politike dhe sociale.
Qëllimi, është prishja e paqes dhe normalitetit të mbetur në vend, analizon Lela.
Kjo situatë analizohet nga dy këndvështrime.
Së pari, supozohet se kryeministri Rama e ndjen se ndodhet në fazën e tij të fundit politike, i rrethuar nga presioni i brendshëm dhe ai ndërkombëtar, siç dëshmohet nga qëndrimet e fundit kritike të Parlamentit Europian dhe Bundestagut gjerman.
Së dyti, theksohet se përballë kësaj situate, opozita duhet të vazhdojë pa ndërprerje rezistencën e saj ndaj një mazhorance që tashmë e ka demonstruar natyrën e saj.

Advertisement