Connect with us

Bota

Trump: Irani i dha SHBA-ve një dhuratë me vlerë të madhe, do kemi kontroll mbi çdo gjë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se Irani i ka dhënë SHBA-ve një “dhuratë” me vlerë të konsiderueshme, e lidhur me çështjet e naftës, gazit dhe Ngushticës së Hormuzit.
“Na dhanë një dhuratë shumë të madhe, me vlerë të jashtëzakonshme, por nuk do të tregoj se çfarë është”, u shpreh Trump gjatë një deklarate në Shtëpinë e Bardhë.
Ai theksoi se ky veprim i Iranit është një sinjal pozitiv për negociatat mes palëve.

“Kjo më tregoi se po merremi me njerëzit e duhur”, shtoi presidenti amerikan.
Trump sqaroi se “dhurata” nuk lidhet me programin bërthamor, por me sektorin energjetik, duke lënë të kuptohet se mund të ketë lidhje me rrjedhën e naftës dhe gazit përmes Ngushticës së Hormuzit.

I pyetur nëse kjo do të thotë kontroll i SHBA-ve mbi këtë rrugë strategjike, ai u përgjigj:
“Do të kemi kontroll mbi gjithçka që duam.”
Presidenti amerikan shtoi gjithashtu se beson që lufta mund të përfundojë së shpejti.
“Mendoj se do ta mbyllim këtë luftë”, deklaroi ai.

 

Advertisement