Bota
Irani shtyn përgjigjen ndaj SHBA-ve: “E papranueshme të sulmosh dhe të kërkosh bisedime”
Irani nuk ka vendosur ende nëse do t’i përgjigjet propozimit të Shteteve të Bashkuara për një armëpushim, sipas një zyrtari të lartë iranian që foli për Reuters.
Sipas tij, përgjigjja e Teheranit, që pritej të jepej gjatë fundjavës, është shtyrë për shkak të sulmeve të fundit ndaj infrastrukturës industriale dhe objekteve bërthamore në Iran, të cilat autoritetet iraniane pretendojnë se janë kryer në koordinim me SHBA-të.
Zyrtari e cilësoi si “të papranueshme” faktin që SHBA po ndërmerr sulme ndërkohë që kërkon negociata për armëpushim.