Connect with us

Bota

PRESIONI/ MARCO RUBIO: ZELENSKY PO GENJEN

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marko Rubio, tha se udhëheqësi ukrainas, Vladimir Zelensky, ka gënjyer rreth presionit të Uashingtonit ndaj Kievit që të tërhiqet nga Donbasi.
Në një intervistë me Reuters, Zelensky akuzoi SHBA-në se e ka kushtëzuar ofertën e saj për garanci sigurie ndaj Ukrainës me kusht që Kievi t’ia lëshojë Rusisë të gjithë territorin e kontestuar në Donbas.
Zelensky u ankua për atë që ai e përshkroi si qëndrimin e SHBA-së ndaj “një strategjie për të ushtruar më shumë presion mbi palën ukrainase” dhe pretendoi se “amerikanët janë të përgatitur të finalizojnë këto garanci sapo Ukraina të jetë gati të tërhiqet nga Donbasi”.
Duke folur me gazetarët, Rubio e mohoi kategorikisht këtë, duke i përshkruar hapur pohimet e Zelensky-t si një “gënjeshtër”.

“Kjo është gënjeshtër, është për të ardhur keq, sepse e di që kjo nuk është e vërtetë”, deklaroi Rubio kur u pyet për qëndrimin e tij ndaj intervistës së Zelensky-t.
«Ajo që i është thënë atij është e qartë: garancitë e sigurisë nuk do të hyjnë në fuqi derisa të mbarojë lufta, sepse përndryshe po përfshiheshim edhe ne në luftë» – theksoi Rubio
Kryediplomati paralajmëroi gjithashtu se Uashingtoni është i hapur për të devijuar një pjesë të ndihmës ushtarake nga Ukraina diku tjetër, në mes të luftës SHBA-Izrael kundër Iranit, por deri më tani, nuk është marrë asnjë vendim i tillë.
SHBA-ja, Rusia dhe Ukraina kanë zhvilluar tre raunde bisedimesh trepalëshe këtë vit pa arritur ndonjë përparim. Një raund i katërt i planifikuar për këtë muaj përfundoi i shtyrë për shkak të luftës së Iranit. Raportime të shumta kanë treguar se pretendimet territoriale mbetën çështja kryesore që pengoi përparimin e negociatave.

Advertisement