Kosova
Vuçiç kërkon mëshirë nga Putini/ Lojtari i madh global gjendet në hall të madh
Politika e jashtme serbe udhëhiqet nga një njeri: Aleksandar Vuçiq, Presidenti i Serbisë. Qeveria serbe është vetëm një vëzhgues i heshtur i marrëveshjeve diplomatike dhe marrëveshjeve të biznesit me vendet individuale. Kjo është gjithashtu arsyeja pse kjo politikë shënohet nga improvizime dhe agjenda personale e Presidentit të Serbisë.
Komentatori i politikës së jashtme Boshko Jakshiq i vlerëson arritjet e politikës së jashtme serbe si një fiasko:
“Aleksandar Vuçiq ende i përmbahet politikës së katër karrigeve të politikës së jashtme, e cila që atëherë është bërë mjaft e paqëndrueshme, veçanërisht pas luftës në Ukrainë. Nuk ka më vend për katër karrige, por Vuçiq, në ambicien e tij megalomane, mendon se është një lojtar i madh global, gjë që në fund të fundit çoi në faktin se Serbia nuk kishte asnjë aleat të besueshëm as në Lindje dhe as në Perëndim”
Nga ana tjetër, Naim Leo Beshiri, drejtor i Institutit për Çështje Evropiane deklaroi: –
“Nëse nuk ke një strategji, kjo do të thotë se nuk mbështesh në fakte të forta, të cilat thonë se Bashkimi Evropian (BE) duhet të jetë shtylla kryesore e politikës së jashtme. Kjo i lë hapësirë Aleksandar Vuçiqit për të fituar nga ndërmjetësimi i huaj vetëm atë që i sjell dobi atij personalisht dhe njerëzve përreth tij që po pasurohen jashtëzakonisht shumë”.
Bashkimi Evropian po tregon shumë tolerancë ndaj Aleksandar Vuçiqit, theksoi Jakshic
“Vuçiq po kthehet në rrënjët e tij radikale. Shpjegimi është i thjeshtë, ai kurrë nuk ka folur për vlerat e demokracisë liberale mbi të cilat bazohet BE-ja”. Tani ai është në pozitën pritëse, për të parë dorën e ngrohtë nga Brukseli dhe Washingtoni, si edhe dikë që do ketë mëshirë në Moskë që të riparojë marrëdhëniet me Serbinë që i prishi- deklaroi Jakshiq.