Kronike
Plagosje me thikë në afërsi të spitalit të Vlorës, 33-vjeçari qëllohet dy herë
Një plagosje me mjet prerës ka ndodhur rreth orës 13:30 në afërsi të Spitalit Rajonal të Vlorës.
Një 33-vjeçar është qëlluar dy herë me thikë.
I plagosuri ndodhet në ambientet e kirurgjisë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore.
Ndërkohë, policia vijon punën për mbledhjen e provave dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.