Connect with us

Kosova

Serbia synon daljen në Adriatik mes Shqipërisë/ Rexhaj tregon skenarët e mundshëm nëse shpërbëhet NATO

Albatros Rexhaj ka folur për armatosjen e Serbisë, të cilën e ka komentuar si armatosje në mënyrë të frikshme. Sipas tij, Serbia po përgatitet për skenarin kur mund të shpërbëhet NATO dhe të rishkruhet rendi botëror, nga e cila Serbia mund ta shfrytëzojë rastin për të imponuar hegjemoninë e saj në rajon.

“Serbia po armatoset në mënyrë të frikshme. Të gjithë analistët shtrojnë një pyetje: Serbia është e rrethuar nga vende të NATO-s dhe BE-së dhe po armatoset në mënyrë të frikshme. Kundër kujt mendon të luftojë? Nëse këto vende që janë përreth janë në BE, a do të luftojë kundër këtyre? Nuk janë në kufi me Iranin apo Izraelin. Ata po përgatiten për atë skenarin kur mund të shpërbëhet NATO dhe të rishkruhet rendi botëror. Do ta shfrytëzojnë rastin për të imponuar hegjemoninë e tyre në rajon. Ata kanë dy synime: daljen në Adriatik mes Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe rikthimin e territoreve që kanë humbur në Bosnje dhe Kroaci. Ata thonë që kur të ndodhë tërheqja amerikane nga Europa, ai do të jetë momenti i tyre. Shqipëria i është përgjigjur kësaj duke krijuar aleancën Shqipëri-Kosovë-Kroaci. Hipoteza është që në rast të shpërbërjes së NATO-s, Maqedonia dhe Mali i Zi mund të rreshtohen krah Serbisë. Unë mendoj që ky supozim është i saktë”, u shpreh Rexhaj.

 

Advertisement