Connect with us

Kosova

Brukseli të reagojë ndaj “flamurit të rremë” të Beogradit, të mos e lërë të kalojë si sulmin në Banjskë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka njoftuar se janë gjetur “eksplozivë me fuqi shkatërruese” pranë një tubacioni që transporton gaz natyror rus, ndërsa janë ngritur dyshime se ky mund të jetë një operacion për të ndikuar zgjedhjet në Hungari.

Jasmin Mujanoviç, ekspert i politikave në Evropën Juglindore, ka theksuar se përfshirja e mundshme e Serbisë në këtë incident duhet të shënojë “një pikë kthese” në raportet midis Brukselit dhe Beogradit, nëse Bashkimi Evropian nuk e injoron sikurse sulmin terrorist të sponsorizuar nga Serbia në vitin 2023, në pjesën veriore të Kosovës.

Nga ana tjeter, Jakub Janda, drejtor i organizatës “Vlerat Evropiane” për Politikën e Sigurisë, ka vlersësuar se Brukseli duhet të ndërpresë çdo mbështetje financiare për Serbinë.

Ndryshe autoritetet hungareze kanë akuzuar Ukrainën, por ajo ka mohuar çdo përfshirje, duke sugjeruar se mund të jetë një manipulim i orkestruar nga Rusia për të ndërhyrë në zgjedhje, teksa kryeministri autoritar i Hungarisë, Viktor Orban, është në disavantazh në sondazhe para zgjedhjeve nacionale, të cilat mbahen më 12 prill 2026.

Advertisement