Connect with us

Sport

Serbi Dusan Vlahovic na fton të shijojmë pak ‘magji’ nga kosovari Edon Zhegrova

Juventus-i ka publikuar në mediat sociale një video argëtuese me protagonistë Dusan Vlahovic-in dhe Edon Zhegrovën.
Në klip, sulmuesi serb shfaqet i ulur pranë fushës stërvitore, teksa i kërkon Zhegrovës që të dhurojë një moment freestyle për tifozët.
Fantazisti kosovar nuk zhgënjen dhe realizon disa lëvizje spektakolare me topin.

Megjithatë, në përfundim të numrit të tij, Zhegrova tenton të finalizojë drejt portës së boshatisur, por goditja e tij përfundon mbi traversë. Ky moment sjell reagimin me humor të Vlahovic-it, i cili kthehet nga kamera dhe i kërkon stafit të mediave sociale të klubit që të presë pikërisht pjesën e gjuajtjes së Edonit.

Advertisement