Connect with us

Politike

Veliaj duhet ta puthë në ballë Ols Dadon/ Bushati: SPAK ka amnistuar njeriun e mafias së 5D dhe inceneratorit!

Analisti Andi Bushati ka folur për betejën e Erion Veliajt për të rrëzuar në Gjykatën Administrative, prokurorin Ols Dado, i cili e ka marrë atë të pandehur.

Bushati tha se Veliaj ka zgjedhur strategjinë e tij për t’u mbrojtur, por shtoi se në fakt duhet t’i jetë mirënjohës SPAK-ut, pasi e kanë amnistuar për vepra të rënda si 5D dhe inceneratori i Tiranës, duke e akuzuar për vepra më të lehta që lidhen me përfitimet e bashkëshortes.

“Unë them se Veliaj është në të drejtën e vet si njeri që rrezikon burg, të zgjedhë opsionin e një mbrojtje destruktive, të shkallmojë gjithçka. Kur ia njoh të drejtën Berishës, të bëjë me Irena Gjokën betejë, njeriu që rrezikon burgun rrezikon gjithçka. Unë nuk besoj se gjykata do të marrë një vendim, por edhe sikur ta vërë në pikëpyetje procesin e vet, Veliaj fiton dhe po bën lojën e vet.

Jo Olsi Dado si person, por po të isha Veliaj, prokurorin e SPAK që merret me çështjen e tij, unë do të shkoja ta puthja në ballë. Ai i ka bërë nder Erion Veliajt. Ai e ka akuzuar Veliajn për gjënë më minimale. Të kërkosh të heqësh njeri që të ka bërë nder, hyjmë në kuadrin e absurdit. SPAK si organizëm e ka falur Veliajn e 5D dhe inceneratorit.

Ky i ka bërë nder, i ka thënë ke dhënë leje se ka marrë gruaja sponsorizim. Njeriu i mafias së 5D, ka vjedhur votat e Tiranës, njeriu i inceneratorëve po merret me këto të Ajolës. Por ka disa raste, që atë që mëshiron më shumë, ai ta fut thikën i pari”, deklaroi Bushati.

Advertisement