Bota
LAMTUMIRE/ OPOZITA FITON ZGJEDHJET NE HUNGARI
Mbyllet epoka e Viktor Orban, teksa Opozita filoeuropiane fitoi zgjiedhjet në Hungari duke mundur pas 16 vitesh në pushtet kryeministrin Orban, i mbështetur fort nga Vladimir Putin dhe Donald Trump. Edhe vetë vetë Orban ka pranuar disfatën duke uruar rivalin për fitoren historike.
Kryeministri Orban në një fjalim të shkurtër pas humbjes së zgjedhjeve pas 16 vitesh në pushtet tha se rezultati i zgjedhjeve është “i dhimbshëm për ne, por i qartë”.
Ai përgëzoi partinë fituese të opozitës, Tisza të Péter Magyar, ndërsa shprehu se partia e tij nuk ka punuar kurrë kaq shumë në asnjë fushatë zgjedhore dhe falënderoi 2,5 milionë hungarezët që votuan për partinë e tij..
Ai shtoi se në mbi 30 vitet e tij në krye të Fidesz, ka përjetuar vite të vështira dhe të lehta, të bukura dhe të trishtueshme, por këmbënguli se nuk do të dorëzohet kurrë.
Hungaria ka zgjedhur Europën. Ky ishte mesazhi kryesor i Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, pas rezultatit të zgjedhjeve në Hungari.
Në një reagim publik, Von der Leyen theksoi se Europa ka qenë gjithmonë në krah të Hungarisë dhe se vendimi i qytetarëve shënon një rikthim të vendit në rrugën e tij europiane.
Sipas saj, kjo zgjedhje përforcon jo vetëm orientimin e Hungarisë drejt Bashkimit Europian, por edhe vetë Unionin.
“Europa gjithmonë ka zgjedhur Hungarinë. Së bashku, ne jemi më të fortë,” u shpreh ajo, duke nënvizuar rëndësinë e unitetit dhe bashkëpunimit mes vendeve anëtare.
Reagimi i saj shihet si një sinjal politik për një kapitull të ri në marrëdhëniet mes Hungarisë dhe Bashkimit Europian, pas një periudhe tensionesh me qeverinë e Orbán.