Connect with us

Kosova

Orkestra e telasheve/ Çfarë do të thotë për Kosovën rënia e mbrojtësit të Serbisë në Evropë

Humbja e zgjedhjeve nga Viktor Orban shënon fundin e një prej epokave më të mbrapshta në Evropën e viteve të fundit, e cila shkon përtej kufijve të Hungarisë, duke riformësuar pritshmërisht ekuilibrat gjeopolitikë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ndikimi i humbjes së Orbanit lidhet me raportin e tij të ngushtë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, ndaj të cilit, për vite me radhë, kryeministri hungarez ka shërbyer si “mekanizëm mbrojtës” për Beogradin brenda Bashkimit Evropian, duke zbutur shpesh presionin ndaj Serbisë, posaçërisht për çështjen e Kosovës.

Efekti i Orbanit në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve kishte krijuar një lloj asimetrie.

Ai shpesh rreshtohej krah pozicioneve serbe, duke e bërë procesin e normalizimit edhe më të vështirë.

Gjithashtu, krahas disa shteteve, ai kishte përdorur edhe veton për të pamundësuar heqjen e masave ndaj

Një nga shqetësimet kryesore të viteve të fundit ishte mundësia e rrjedhjes së informacioneve konfidenciale nga Budapesti drejt Beogradit apo Moskës.

Në një natë që shënoi kthesë historike për Hungarinë, kryeministri Viktor Orbán doli para mbështetësve të tij dhe pranoi atë që deri pak kohë më parë dukej e paimagjinueshme: Humbjen.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka postuar në X se, “Zemra e Evropës po rreh më fort në Hungari sonte”.

“Hungaria ka zgjedhur Evropën. Evropa gjithmonë ka zgjedhur Hungarinë. Së bashku, ne jemi më të fortë. Një vend rimerr rrugën e tij evropiane. Bashkimi bëhet më i fortë”.

Fitorja e Hungarisë ka të ngjarë të shënojë fundin e rolit kundërshtar të Hungarisë brenda BE-së, ndoshta duke hapur rrugën për një kredi prej 90 miliardë eurosh (105 miliardë dollarë) për Ukrainën e shkatërruar nga lufta, të bllokuar nga Orbán.

Advertisement