Politike
Shkullaku: Kapja e shtetit nga krimi fillon nga baza. Shqipëria dhe Serbia, vende me mafie në pushtet
Gazetari Armand Shkullaku, bëri një analizë të hollësishme të modelit të pushtetit në Shqipëri, duke e dalluar atë qartë nga raste të tjera europiane si Hungaria.
Sipas Shkullakut, autoritarizmi i Orbanit është ideologjik, ndërkohë që modeli shqiptar është i ndërtuar mbi krimin dhe mafinë. ‘Nuk ndodh në një shtet normal që qyteti numër dy, Durrësi, të përfaqësohet nga njerëz, gjysma e të cilëve janë në burg,’ deklaroi ai.
‘Nuk po them që ne mund të jemi më mirë se sa dhe vetë BE-ja, po po them, është tjetër gjë blerja e votave, është tjetër gjë kapja e sistemit. Pra, është, unë këtë e quaj një autoritarizëm, pa diskutim, regjim autoritarist. Por është ideologjik, nuk është kriminal, nuk është ngritur mbi mafien, krimin, vrasjen.
Nuk merren peng deputetë, nuk merren peng përfaqësues të opozitës, nuk merren peng biznesmenë, rrihen që paratë e AKSH-it të shkojnë në fushatë. Nuk dalin në një parlament 20 kriminelë që të jenë pjesë e parlamentit. Nuk ka pasur kështu rastesh në Hungari. Që njerëz, përdhunues, vrasës.
Një ishte në Durrës, ishte diku pesë, i treti, po tjetrin që e ka kap çarkun. Po para reformës në drejtësi, po para. Ne e relativizojmë gjithçka. Unë po them, është një pushtet i ngritur mbi krimin, mbi mafien. Pra e ka marrë pushtetin me banditë dhe e ka mbajtur me banditë.
Ndaç në bashki, ndaç në parlament, ndaç në zgjedhje në terren, ku të duash ti. Ta kam thënë dhe një herë tjetër, qyteti i Durrësit është qyteti numër dy i Shqipërisë. Elbasani, gjysmat e votave i kanë njerëz të krimit. Nuk e kam për numër mandatesh, ku të gërvisësh. Po nejse, nuk e kam për numër mandatesh.
Mund të mos ketë asnjë numër mandatesh, e kam, nuk ndodh në një shtet normal që qyteti numër dy të përfaqësohet nga njerëz, gjysma janë në burg. Dhe kualiteti i atyre njerëzve, po të të pyes ty me emra, mbiemra, dhe ke dëgjuar ndonjëherë të flasë në parlament, do thuash. Kush janë këta të Fushë-Krujës. Madje tani ka futur njerëz në parlament dhe vetë janë jashtë, janë, që nga zgjedhjet e Dibrës që u pa nga përgjimet që nxori Bild-i, që këtu ishte një autokraci kriminale!
Aty ishin kriminelë me drejtor policie, me kryetar të komisionit të ligjeve, me kryeministrin vetë që merrte në telefon, me përdorimin e banditëve, pra ishte e gjitha për të marrë mandatet. Kjo është specifike e Shqipërisë dhe e Serbisë nëse do. Pra janë dy vende që i kanë të ngjashme këto. Për këto dy vende flitet për mafie politike dhe mafie në pushtet. Nuk flitet për të tjerat. E para.
E dyta, merre shiko 2021-shin, po t’i heqim bandat, çfarë bëri Rama? Bëri të njëjtën gjë që bëri dhe Orbani, ndryshoi ligjin elektoral. Ndryshoi ligjin elektoral që të ishte i favorizuar në zgjedhje. Rrezikoi se mori 48%. Pavarësisht se do, nuk do t’i lëshonte. Çfarë bëri në 2025? Në 2025 mori 83 mandate.
Pra, ky është i vetmi vend, i vetmi shembull në Tiranës, ku sa më shumë rritet krimi, pakënaqësia dhe skandalet, dhe SPAK-u me arrestimet nëse doni, aq më e vogël bëhet pakënaqësia ndaj pushtetit. Pra, unë e kuptoj që mund të kesh zhgënjim nga alternativa, po që të të shtohet dashuria…
Kemi një sistem, që ndoshta s’e ka shpikur Rama, po diku e ka marrë, që kapja e shtetit nga krimi fillon që nga baza. Pra ato patronazhistët që u nxorën me sheh ishin, a ishte monitorim kokë për kokë i çdo votuesi. Paratë e buxhetit me destinacion te njëri, te tjetri, te tjetri, te tjetri, te tjetri. Lekët e inceneratorëve, të 5D-së, këto ku shkojnë? Kjo mund të jetë, kjo mund të jetë e ngjashme’, u shpreh ndër të tjera Armand Shkullaku