Connect with us

Kosova

Dialogu me Serbinë jashtë “menysë” së darkës mes Albin Kurtit dhe emisarit Peter Sorensen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka darkuar të mërkurën në mbrëmje me Emisarin Special të Bashkimit Evropian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Peter Sørensen por normalizimi i marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit nuk ka gjetur vend në “menynë” e diskutimeve, të paktën sipas njoftimit të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.

“Në darkë u diskutua për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, përfshirë linjëzimin e plotë të politikës së jashtme me bllokun 27-anëtarësh si përcaktim strategjik, si dhe angazhimin dhe përkushtimin në përmbushjen e reformave”.

Në kontekst të integrimit evropian, sipas njoftimit, kreu i ekzekutivit ka diskutuar me emisarin evropian edhe për procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
“Kryeministri Kurti dhe Përfaqësuesi i Posaçëm Sørensen biseduan edhe për aktualitetet politike dhe zhvillimet e brendshme”, ka njoftuar Zyra për Shtyp.

Advertisement