Connect with us

Bota

U dorëzua/ Sipas Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore për 20 vjet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Irani ka rënë dakord të mos zotërojë armë bërthamore për një periudhë më shumë se 20 vjet, duke sinjalizuar se një marrëveshje mes palëve është afër arritjes.
Duke folur për mediat jashtë Shtëpisë së Bardhë, Trump tha se ekziston një “deklaratë e fortë sipas së cilës Irani nuk do të zhvillojë armë bërthamore përtej këtij afati, ndërsa shtoi se negociatat mes SHBA-ve dhe Teheranit kanë avancuar ndjeshëm.
“Ne kemi një deklaratë shumë të fuqishme që ata nuk do të kenë armë bërthamore për më shumë se 20 vjet”, u shpreh ai.
Trump la gjithashtu të hapur mundësinë e një vizite në Islamabad, duke thënë se nëse një marrëveshje me Iranin arrihet dhe nënshkruhet atje, ai mund të udhëtojë drejt kryeqytetit pakistanez.
Ai shtoi se takimi i radhës mes SHBA-ve dhe Iranit mund të zhvillohet gjatë fundjavës dhe se nuk është i sigurt nëse nevoja për zgjatje të armëpushimit mbetet.

“Ne po merremi shumë mirë me ta dhe ka një mundësi të madhe për marrëveshje”, tha Trump, duke theksuar se Irani ka pranuar të dorëzojë rezervat e uraniumit të pasuruar, të cilat SHBA i konsideron potencialisht të përdorshme për armë bërthamore.

Sipas tij, palët janë “shumë pranë një marrëveshjeje që synon t’i japë fund tensioneve disa javore dhe të kufizojë programin bërthamor iranian.

Advertisement