Connect with us

Politike

Bushati: Në Hungari u bë mrekulli, tek ne jo, se ndryshe nga Orban, Rama ka krimin me vete

Analisti Andi Bushati foli për mundësinë e përmbysjes së Edi Ramës, siç ndodhi me Viktor Orban në Hungari.

Bushati tha se në Shqipëri ka elementë që janë më problematikë se në Hungari, duke përmendur lidhjet e krimit me shtetin, ndaj sipas tij, largimi i Ramës me zgjedhje nuk është i mundur.

“Regjimet autoritariste të mbështetur në partinë shtet, gati e pamundur të munden me votë. Në këtë pikëpamje Hungaria bëri përjashtim. Jo vetëm Orban humbi me rezultat të thellë, por pranoi humbjen si demokrat i madh. Kjo shtron pyetjen, a mundet regjime të tilla të bien me votë? A mund ta marrim shembullin hungarez për të na dhënë shpresë për Shqipërinë? E kam vrarë mendjen shumë për këtë. Por ka disa gjëra që ndryshojnë nga regjimi i Orabn te i Ramës.

Orban ngriti regjim që e quanin demokracia iliberale, pra fiton me votë por shemb pushtetet e tjera. Por, edhe kritikët me të mëdhenj të Orban, askush nuk i ka bërë akuzën të lidhjes së politikës me krimin.

Me krimin ekonomik të oligarkëve, por jo me krimin e organizuar. Diferenca është e madhe kur e krahasojmë me pushtetin në Shqipëri, që ka gjithë ato të Orban, parti-shtet, media, oligarkët, gjyqësorin, por ka një faktor plus, aleanca me krimin sidomos në zgjedhje.

Pak më parë kishte në emision, u kap një grup bandit që kishte marrë tendera.

E dyta, thatë atje vajti Vance, doli Trump, thoshin shërbimet e Moskës, por për interesat e veta, BE dhe pjesa liberale e Amerikës, bënë fushatë të fortë për opozitën hungareze. Në Shqipëri, fatkeqësisht deri tani, edhe faktorët e tjerë, të huajt, i kemi patur të renditur nga njëra anë. Në Hungari ndodhi mrekullia, por këtu ka shumë më tepër faktorë që nuk mund të ndodhë”, deklaroi Bushati.

Bushati: Në Hungari ndodhi mrekullia, por këtu nuk ndodh sepse ndryshe

Advertisement