Connect with us

Politike

“Qeveri tranzitore, ose Rama…”/ Kujtim Gjuzi në protestën e opozitës: Do ta përsërisim 2017!

Kreu i Partisë Kombëtare Konservatore, Kujtim Gjuzi ishte pjesëmarrës në protestën e opozitës të zhvilluar para kryeministrisë. Në një prononcim për Panorama, ai deklaroi se duhet qeveri tranzitore, ndërsa tha se kryeministrin Rama e kanë këshilluar për disa gjëra.

Sipas tij, e gjithë Tirana është me PD dhe opozitën, ndërsa deklaroi se do të përsëritet 2017, kur edhe është bërë një marrëveshje mes PD dhe PS.

“Jemi në protestë, ose qeveri tranzitore, ose Edi Rama i di disa gjëra, i ka dëgjuar, ose e kanë këshilluar ta bëjë. Nëse nuk e bën ne jemi këtu, Tirana është këtu, është me PD dhe gjithë opozitën. Do ta përsërisim 2017, këtu jemi”, tha Kujtim Gjuzi.

Advertisement