Aktualitet
Tenderat/ SPAK sekuestron mbi 40 mln euro pasuri në hetimin për AKSHI-n
SPAK ka sekuestruar pasuri me vlerë mbi 40 milionë euro në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025, një çështje që lidhet me dyshime për korrupsion dhe abuzime në tenderë, përfshirë edhe hetimin për AKSHI-n.
Në qendër të hetimeve janë Ergys Agasi, Ermal Beqiraj dhe ish-drejtoreshës së AKSHI-1. Mirlinda Karçanaj, së bashku me persona të tjerë, për të cilët janë vendosur masa pasurore.
Vendimi është marrë nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së prokurorisë speciale, ndërsa lista e pasurive të sekuestruara përfshin prona të paluajtshme, automjete, kompani dhe llogari bankare.
Pasuritë e sekuestruara sipas personave:
Mirlinda Karçanaj
Apartament në rrugën “Dervish Hima”, Tiranë
Apartament në rrugën e Kavajës
Pronë në Qerret, Kavajë
Ullishte në Sauk
Automjet “Volkswagen Tiguan”
Llogari bankare në BKT dhe OTP Bank
Ergys Agasi
Sipërfaqe të mëdha toke dhe ndërtesa në Petrelë
Truall dhe ndërtesë në Lundër
Prona në Durrës dhe Tiranë (apartamente dhe garazhe)
Tokë bujqësore dhe sipërfaqe të tjera
Automjet “Land Rover Defender 2023”
Subjekte tregtare
Llogari bankare në disa banka
Ermal Beqiraj
Truall në zonën “Green Coast”, Vlorë
Prona në Tiranë, përfshirë Rolling Hills dhe “Hoxha Tasim”
Apartament në Golem
Jaht “Skyfall”
Subjekte tregtare dhe njësi shërbimi
Automjete dhe llogari bankare
Të tjerë persona nën hetim
Sekuestrim i shumave të konsiderueshme parash në kompani të ndryshme
Bllokim i llogarive bankare dhe aseteve financiare
Sipas SPAK, hetimet lidhen me vepra të rënda penale si korrupsioni në tenderë, grupi i strukturuar kriminal dhe pastrimi i parave.
Operacioni është realizuar në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.
Prokuroria thekson se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit të dyshuar kriminal dhe konfiskimin përfundimtar të pasurive, ndërsa çdo person prezumohet i pafajshëm deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.