Connect with us

Kronike

VRASJA NE MEMALIAJ, POLICIA JEP DETAJE

Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Memaliajt, në Tepelenë, duke lënë pas një viktimë dhe një të plagosur.

Burime bëjnë me dije se si pasojë e të shtënave ka humbur jetën 30-vjeçari Endri Goxhaj.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy personave, i cili dyshohet se ka qenë i hershëm dhe ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit nga 29-vjeçari Donaldo Nela.

Endri Goxhaj-Viktima

Mësohet se ai po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, pasi ka marrë katër plumba: dy në mushkëri, një në bark dhe një në shpretkë.

Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali në qendër të Memaliajt.

Menjëherë pas sinjalizimit, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit, i cili është larguar në drejtim të paditur.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e këtij krimi.

Advertisement