Sport
‘Avullojnë’ 9 sezone të mbushura me trofe, rrugëtimit të Salah me Liverpool po i vjen fundi
Sulmuesi i Liverpool, Mohamed Salah, do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit pasi ka pësuar një dëmtim në muskujt e pasmë të kofshës gjatë fitores 3-1 në Premier League ndaj Crystal Palace.
Anësori egjiptian 33-vjeçar, i cili ka njoftuar se do të largohet nga kampionët aktualë të Premier League në fund të sezonit, përshëndeti tifozët teksa u largua i dëmtuar në minutën e 60-të.
Liverpool nuk ka dhënë ende një përditësim zyrtar për gjendjen e Salahut.
Megjithatë, Hassan tha se ylli egjiptian e ka luajtur ndeshjen e fundit me “The Reds”.
“Ai ka pësuar një çarje në muskujt e kofshës dhe do t’i duhen katër javë trajtim,” tha Hassan për Reuters.
Pas nëntë sezonesh të mbushura me trofe, rrugëtimi i Salahut me Liverpool po i vjen fundi.
Lamtumira e tij do të shënohet më shumë me fjalë sesa me gola, pasi ai do t’u drejtohet tifozëve pas ndeshjes së fundit të sezonit kundër Brentford.
Liverpool ka edhe dy ndeshje në shtëpi, kundër Chelseat më 9 maj dhe Brentford më 24 maj.
Golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e Liverpool, Salah, ka regjistruar 12 gola dhe nëntë asistime në të gjitha garat këtë sezon.